Ja se si

5 Aplikacionet më të mira pa pagesë për Symbian

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
5 Aplikacionet më të mira pa pagesë për Symbian

Symbian pavarësisht kësaj vazhdon të jetë lider për sa i përket sistemeve operative më të popullarizuara anembanë botës.

Përdoruesit e Symbian kanë pak mënyra për të marrë aplikacione. Së pari është Nokia Ovi Store, që është dyqani zyrtar i Nokia-së për aplikacione, por që është i ngatërruar dhe i pakompletuar. Pastaj është GetJar, dyqani më i madh i pavarur për aplikacione, dhe pastaj janë faqet e zhvilluesve që ofrojnë aplikacione në vete. Në fund janë edhe All About Symbian dhe Nokia Experts faqet që rishikojnë kohë pas kohe softuer për Symbian.

Më poshtë jemi koncentruar që të sjellim 5 aplikacionet më të mira për Symbian, dhe nëse keni diçka për të shtuar mos hezitoni të komentoni më poshtë.

1. Fring 9.4

Fring është një prej dias aplikacioneve për Symbian që ju mundëson thirrje VoIP dhe video thirrje. Për dallim prej të tjerëve, Fring lidhet edhe me Google Talk, AIM, MSN Messenger dhe madje edhe me Facebook dhe Twitter, duke ju mundësuar që të lidheni me të gjithë nga një libër i vetëm i adresave. Prapa skenës, P2P i optimizuar siguron që thirrjet tuaja të jenë të pastra dhe video bisedat të duken dhe dëgjohen sa më mirë që është e mundur. Fring ofrohet përmes Ovi Store.

2. JoikuSpot Light

JoikuSpot Light është një aplikacion i lehtë që shëndërron celularin në një Wi-Fi Hotspot. Versioni në fjalë ofron tethering bazë për laptop, iPad apo pajisje tjera Wi-Fi dhe përkrahë ueb faqe të zakonshme dhe të sigurta. Versioni me pagesë sjellë edhe siguri shtesë WPA, përkrahje për VPN dhe email protokolle si dhe opsione tjera shtesë për konfigurim. Para se ta provoni keni parasysh çmimet që i kërkon operatori juaj mobil për përdorim të pakove të internetit. JoikuSpot ofrohet përmes Ovi Store.

LEXO EDHE:  Ja se si të shkarkoni të gjitha të dhënat tuaja në LinkedIn

3. Ovi Maps

Nokia ka filluar me ofrimin e menjëhershëm të këtij aplikacione tek celularët e rinj që po i paraqet në treg, por ata që kanë një celuarë Nokia me bazë në Symiban, duhet që gjithsesi të kenë këtë aplikacion. Ovi Maps është tërësisht pa pagesë, i saktë dhe ofron drejtime kthesë-pas-kthese me zë edhe për ecje e edhe për drejtim të automjetit. Ai ofron rikalkulime të shpejta, kërkime POI të lidhura me internet dhe shikime 2D e 3D të hartave. Ky aplikacion ofrohet përmes Ovi Store.

4. Qik 1.0.56

Më shumë se një video lexues, Qik ju mundëson të transmetoni video direkt nga celulari juaj, tek një grup privat i miqve apo në internet publik, siç keni dëshirë. Aplikacioni gjithashtu ju lejon të postoni në Facebook, Twitter dhe YouTube dhe ju lejon të shkëmbeni lokacionin tuaj me të tjerët. Çdo gjë është e integruar brenda aplikacionit, kështu që ju nuk keni nevojë për hapa të shumtë për të shkëmbyer fotografi, video klipe apo video të drejtpërdrejtë. Aplikacioni madje lidhet me Blogger, WordPress dhe platforma tjera. Qik ofrohet përmes Ovi Store.

5. TwwetS60 Lite 1.40.0

TweetS60 mbetet klienti numër një pa pagesë për Twitter në Symbian. Ai shfaq cicërimat më të fundit, përditësimet tuaja dhe mesazhet direkte dhe ju mundëson të cicëroni apo të përditësoni statusin tuaj. Ai punon në prapavijë, duke ofruar përditësime gjersa ju bëni punë tjera. Versioni me pagesë ju lejon edhe të bëni fotografi, si dhe të krijoni e të bëni kërkime të veçanta. Aplikacioni ofrohet përmes Ovi Store.

Lajmet e fundit>