Ja se si

5 Aplikacionet më të mira pa pagesë për Windows Mobile

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
5 Aplikacionet më të mira pa pagesë për Windows Mobile

Windows Mobile 6 është duke vdekur dhe Windows Phone 7 ende nuk është paraqitur. Por ka mijëra përdorues në Kosovë e Shqipëri të celularëve të mençur me bazë në Windows Mobile, e me miliona të tjerë anembanë botës që posedojnë celularë të këtillë me Windows Mobile. Gjersa këta përdorues po presin për Windows Phone 7 për tu paraqitur në treg, ka ende mijëra aplikacione pa pagesë që do të plotësojnë këtë boshllëk derisa të paraqitet versioni i ri.

Faqja zyrtare për aplikacione për Windows Mobile është Windows Marketplace for Mobile, që është e shfletueshme dhe ofron mundësi për shkarkim përmes ueb faqes së Microsoft. Ju mund të gjeni edhe më shumë aplikacione tek dyqane të pavarura për aplikacione si GetJar dhe Handmark’s HandMarket. Për secilën prej këtyre aplikacioneve më poshtë, kaloni tek ueb faqja e zhvilluesit për t’i shkarkuar.

Pasi që Windows Mobile 6 është duke pësuar rënie, ne kemi zgjedhur pesë aplikacionet më të mira që secili pronar i një celulari me bazë në këtë sistem operativ do të duhej t’i ketë. Padyshim që komentet nga ana e juaj për të kuptuar më shumë në lidhje me këto aplikacione janë shumë të mirëseardhura. Në këtë mënyrë ne do të mund të mësojmë edhe më shumë nga njëri-tjetri.

1. Bing for Mobile 1.0


Bing for Mobile sjellë motorin më të fundit kërkues të Microsoft në celularin tuaj. Kjo do të thotë se hartat me përkrahje për GPS, kohët për filma dhe kërkimet për pika të interesit për restaurante, hotele, parkingje dhe të dhëna të tjera do të jenë në pëllëmbën tuaj. Gjithashtu ofrohet edhe mundësia për kërkimin e uebit, megjithëse kjo është pjesë e një iluzioni, pasi që kërkon hapjen e Bing Serach duke përdorur Internet Explorer Mobile.

2. Facebook Windows Mobile 1.0

LEXO EDHE:  Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Facebook Windows Mobile 1.0 shfrytëzon në maksimum ekranin e ndjeshëm të pajisjes suaj. Ajo përfshin një ndërfaqe më argëtuese sesa që keni pritur. Ju mudn të ngarkoni fotografi të kapura me kamerën e celularit tuaj dhe të shikoni video nga faqja e Facebook. Aplikacioni është i mençur aq sa duhet në mënyrë që të përshtat ndërfaqen me çfarëdo madhësi të ekranit të pajisjeve Windows Mobile.

3. Office Mobile 2010

Pothuajse të gjitha pajisje mobile Windows Mobile sot kanë një version portabil të Office. Por pak kanë versionin më të fundit Officce 2010. Sutia më e re ofron një veçori të re Text Reflow që formaton tekstin më lehtë për lexim në celularë, pa ndryshuar formatin aktual të dokumentit. Gjithashtu ju lejon të kontrolloni një prezantim në PowerPoint tek laptopi dhe madje të lexoni shënime ndaras shikimit të audiencës.

4. Opera Mobile 10

Përdoruesit e Windows Phone kanë dy shfeltues të mrekullueshëm pa pagesë: Opera Mobile 10 dhe Skyfire 1.5. Opera 10 është më i mirë, fal ndërfaqe së tij transparente por me veçori të shumta. Gjithashtu ka një hompage të tipit speed-dial sikurse Safari, duke iu mundësuar shfletim të shpejtë tek faqet tuaja më favorite. Opera Mobile ka mungesë të përkrahjes për Flash, megjithëse këtu duhet t’ju rekomandojmë SkyFire 1.5 pasi që ka aftësi për të lëshuar YouTube, Hulu dhe video tjera nga uebi.

5. SPB TV për Windows Mobile


Natyrisht nëpër botë ka operator mobil dhe disa zhvillues që ofrojnë mobile TV por kërkojnë pagesa nga konsumatorët. Në regjionin tonë Kosovë, Shqipëri apo diku tjetër, këto oferta janë të kufizuara. Megjithatë nëse dëshrioni të shikoni TV në pajisjen tuaj atëherë ky aplikacion është i shkëlqyer dhe sjell mbi 100 kanale pa pagesë. Nuk ka HBO, ESPN apo BBC, por ka mjaft kanale tjera publike, duke përfshirë AFP dhe NASA, një TV Guid të integruar, ndërrim të shpejtë të kanaleve dhe shikime në kohë relae. Madje ka edhe një modus picture-in-picture.

LEXO EDHE:  Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter

Lajmet e fundit>