Siguri

5 arnime të reja nga Microsoft

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
5 arnime të reja nga Microsoft

Një numër i përgjithshëm prej 5 lëshimeve do të arnohen, ku përfshihen edhe 2 lëshime të gjetura kohë më parë por të cilat nuk ishin mbyllur.

Njëri është vrima zero-day në sistemin Windows XP/Server 2003 Help, që është gjetur para një muaji nga hulumtuesi Tavis Ormandy. Arnimi do të jetë i fundit për Windows XP SP2, pasi që ky version do të largohet nga servisi. Sot gjithashtu është edhe dita e fundit e arnimeve të sigurisë për Windows 2000, dhe prej sot e tutje nuk do të ketë më arnime për këtë sistem operativ.

Vrima tjetër, që diskutua publikisht në muajin maj, prek vetëm versionet 64-bit të Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2. Sipas Microsoft, edhe pse teknikisht konsiderohet si vrimë kritike, ajo është shumë e vështirë për tu keqpërdorur.

Windows Vista në anën tjetër nuk është i prekur nga asnjëri prej lëshimeve. Dy përditësime do të jenë për Office, njëri kritik dhe njëri i rëndësishëm. Të gjitha versionet e tanishme pëveç Office 2010, janë të prekura nga ky lëshim.

LEXO EDHE:  Një databazë me 800 milion e-mail zbulohet online

Lajmet e fundit>