Ja se si

5 zëvendësime pa pagesë të Microsoft Office

Publikuar , 24 Korrik 2010
0
5 zëvendësime pa pagesë të Microsoft Office

Ka shumë përtej Kosovës e Shqipërisë (por edhe në këto vende) që zgjedhin alternativa tjera për shkak të çmimt që ka Office, por ky nuk është një problem në trevat tona sepse me 1 euro e merr cilindo version të Office. Por kur ka alternativa mjaft të mira vërtetë pa pagesë, pse të përkrahim piraterinë dhe të japim atë 1 euro, kur mund të kemi diçka pa pagesë.

Tani sigurisht në mendje është duke  ju shkuar OpenOffice.org dhe sipas të gjitha gjasave nuk jeni menduar për asgjë tjetër. Sigurisht, kjo është një zgjidhje për ju, megjithatë nuk do të thotë se suita OpenOffice.org është alternativa e vetme ndaj Microsoft Office.

Ka shumë programe pa pagesë të cilat befasisht kanë disa veçori që nuk do të mund t’i gjeni as në OpenOffice e as në Microsoft Office. Shikoni më poshtë për programet më të mira pa pagesë dhe me kod të hapur, që zevëndësojnë aplikacionet e Microsoft Office në sistemin tuaj.

Office:  Excel – Zëvendësimi: Gnumeric

Pse Gnumeric është më i miri? Sepse kjo është mënyra më e mirë e mundshme për të rikrijuar Excel-in në versionin pa pagesë. Gnumeric është një aplikacion me kod të hapur dhe i mbushur me të gjitha të mirat që ka Microsoft Excel, dhe madje ka pasur të njëjtat gabime në funksionet statistikore sikurse që ka pasur Excel në funksionet e veta statikore. Kur u rregulluan gabimet në versionin 1.0.4, zhvilluesit përcaktuan gabimet në Gnumeric dhe u përkushtuan që t’i rrregullojnë që të gjitha. Dhe në fakt, Gnumeric v.1.10.7 ka një numër të madh të arnimeve të lëshimeve në të, gjersa Microsoft në anën tjetër nuk ka arnuar disa gabime, madje edhe në versionin e fundit.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni ose çaktivizoni sugjerimet e tekstit në Windows 10

Shkarkoje këtu.

Office: Word – Zëvendësimi: OxygenOffice Professional

Konsideroni OxygenOffice të jetë një vëlla i madh i suitës standade OpenOffice.org. Si i tillë, ai do t’ju sjelë funksionalitetet më të ëmbla të OpenOffice, dhe përveç OxygenOffice ka një sasi të madhe të templates, grafikave, fonteve, mostrave të dokumenteve dhe veglave. Ai për shembull ka edhe aplikacionin OooWikipedia, që ju lejon të kërkoni Wikipedia-në drejtpërsëdrejti nga përpunuesi juaj i teksteve. Thënë shkurt, me OxygenOffice ju mund të bëni shumë më shumë me këtë zëvendësues të Word, sesa me vet Word-in.

Shkarkoje këtu.

Office: Communicator – Zëvendësimi: Tinychat

Çka dreqin është Microsoft Office Communicator? Idenë nuk e kam dhe as qe e kam përdorur ndonjëherë, por siç duket bëhet fjalë për një version më profesional të aplikacionit tonë të dashur që përdorim çdo ditë, Windows Live Messenger. Në teori, dikush do ta përdorte Communicator për të biseduar me kontaktet që ai i merr përmes një serveri të centralizuar Exchange apo me një libër adresaash në Outlook, së bashku me veçoritë argëtuese si shkëmbimin e pamjes dhe çkado tjetër.

Por për sa i përket komunikimeve të zyres, nuk mund të jetë më thjeshtë sesa me aplikacionin e uebit Tinychat. Brenda disa klikimeve të shkurta me mi, ju dhe deri në 11 bashkëpunëtorë mund të bëni një video-konferencë masive që të gjithë në një, me një ndërfaqe shumë atraktive, dhe përveç kësaj mund të shtoni si vegël komunikimi edhe tesktin. Aplikacionet e uebit nuk do t’i rekomandonim me shumë qejf në vend të një aplikacioni që mund të shkarkohet, por TinyChat është vërtetë i jashtëzakonshëm.

Shkarkoje këtu.

Office: Powerpoint – Zëvendësimi: Prezi

Për fat të keq, Powerpoint është një shembull i radhës për të zgjedhur aplikacioni uebi në vend të një softuerik që shkarkohet e instalohet, sepse thjeshtë thënë gati se nuk ka asnjë tjetër të mirë në treg. Prezi ju lejon të krijoni sllajde në një mënyrë super të thjeshtë, dhe përveç kësaj ai ju lejon ta bëni këtë me dizajnet më të fundit, plus ju sjellë një dozë të madhe argëtimi. Ju mund të vendosni tranzicioni, imazhe, grupe dhe shtresa të informatave tuaja dhe të krijoni kërë lloj “ekrani” lëvizës që është mjaft i avancuar në krahasim me rrugën standarde të Powerpoint, sllajd-pas-sllajdi.

LEXO EDHE:  Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Në momentin që keni përfunduar me punët, shikoni prezantimin tuaj përmes uebit (apo shkëmbeeni atë ose vendoseni në një blog, etj). E nëse nuk dëshironi punë me ueb  më, atëherë shkarkojeni atë në sistemin tuaj dhe vëreni në funksion përmes Perzi Desktop.

Shkarkoje këtu.

Office: Project – Zëvendësimi: QuestTracker

Ka shumë velga offline për përcjellje të projekteve të cilat sjellin opsione të ngjashme me atë që ka aplikacioni i Microsoft Office, Project. Por këtu është problemi: Ato nuk sjellin argëtim në punë, ose thënë ndryshe nuk janë praktike, kështu që këto lloj softuere do të sjellin sfida të tipit World of Warcraft në kompjuterin tuaj për të kuptuar sesi të punoni me elemente të një projekti tipik.

Por ka edhe diçka që autorët e quajnë QuestTrack, dhe që është jashtëzakonisht i thjeshtë dhe sjellë elemente të dobishme për të përcjellë detyrat tuaja. Ju thjesht shtoni listën me detyrat që keni për të bërë dhe ai do t’ju ndihmojë me gjërat tjera.

Shkarkoje këtu.

Lajmet e fundit>