Analiza

5G ende nuk ka mbërritur dhe njerëzit kanë filluar të flasin për 6G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2019
0
Sot 5G shihet si teknologjia që do të transformojë industri si makinat autonome, shëndetin dhe prodhimin duke bërë të mundur që makineritë të funksionojnë me njëri tjetrin me shpejtësi të lartë. 5G ende nuk ka mbërritur dhe njerëzit kanë filluar të flasin për 6G

Presidenti Trump nuk është i vetmi që po flet për 6G-në. Në një seri cicërimash muajin e kaluar rreth 6G, ai tha se dëshiron që ta shohë teknologjinë së bashku me 5G sa më parë në SHBA.

Cicërimat e tij tërhoqën goxha vëmendje sepse 5G, gjenerata e pestë e rrjeteve celulare që premton internet super të shpejtë për konsumatorët dhe bizneset, sapo ka filluar të implementohet në disa vende të botës dhe teknologjia 6G ende nuk ekziston.

Por në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë javën e kaluar, 6G nuk ishte ajo ideja aq e largët që të gjithë shohim e mendojmë.

Do të ketë një 6G,” tha CEO i Nokia Rajeev Suri. “Ne pranë Nokia kemi filluar të imagjinojmë sesi 6G do të ngjajë dhe për çfarë do të përdoret.”

Për të qenë të qartë teknologjia 6G është shumë larg realitetit. Suri tha se Nokia ka shpenzuar 10 vite kërkim dhe hulumtim për 5G dhe aplikimet e para praktike sapo kanë filluar të shfaqen për konsumatorët dhe kompanitë.

GSMA Intelligence, një firmë hulumtuese, parashikon se 5G do të numërojë vetëm 15% të lidhjeve globale deri në 2025.

Është momenti i duhur për të filluar kërkimin në 6G, por jo koha e duhur për të prodhuar diçka rreth saj,” tha Suri i Nokia.

Mehdi Bennis është një profesion i asociuar pranë Universitetit Oulu në Finlandë dhe vitin e kaluar filloi hulumtimet e tij në 6G. Universiteti do të organizojë samitin e parë të 6G këtë muaj në Finlandë për të identifikuar sfidat dhe kërkesat teknike të teknologjisë.

Në një intervistë në Kongresin Mobil Botëror, Bennis tha se rrjetet e para 6G janë të paktën 10 vite larg.

LEXO EDHE:  Gjermania hap procedurat për licencimin e 5G-së

Standartizimi nuk do të fillojë përpara 2028 dhe aktualisht jemi në fazat e para të cilat përcaktojnë nevojat e kësaj gjenerate të re celulare,” tha Ai.

Sesi do të ndryshojë 6G nga gjeneratat e kaluar, Bennis spekuloi se do të ishte më i shpejtë me frekuencë më të lartë dhe ndërveprim më të madh mes kompjuterëve dhe makinerive.

Sot 5G shihet si teknologjia që do të transformojë industri si makinat autonome, shëndetin dhe prodhimin duke bërë të mundur që makineritë të funksionojnë me njëri tjetrin me shpejtësi të lartë. Rregullimet teknike rreth 5G ende nuk janë përcaktuar në vend të ndryshme të botës. Një problem është mungesa e spektrave të frekuencave.

Shumica e ekspertëve të industrisë në Kongresin Mobil Botëror, përfshi CEO e kompanive të telekomunikacionit thanë se 5G dhe jo 6G është prioriteti i tyre për momentin.

“Jam ende kurioze për atë çfarë 5G-ja do të sjellë,” tha Lucilla Sioli e cila shërben si drejtore e inteligjencës artificiale pranë Komisionit Evropian. /PCWorld Albanian

Tags >

5G6G
Lajmet e fundit>