Lajmet

5G-ja, Teknologjia e se ardhmes

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Nëntor 2021
Në Shqipëri testet e para te teknologjisë 5G u kryhen nga kompania Vodafone Albania. Ky test konsistoi në drejtimin e një makine nga distanca duke shfrytëzuar rrjetin 5G. 5G-ja, Teknologjia e se ardhmes

5G është standardi i teknologjisë së gjeneratës së pestë për rrjetet celulare, i cili është pasardhësi i rrjeteve 4G që ofrojnë lidhje me shumicën e telefonave celularë aktualë. Rrjeti 5G parashikohet të ketë më shumë se 1.7 miliardë abonentë në mbarë botën deri në vitin 2025, sipas Shoqatës GSM. Ashtu si paraardhësit e tij, rrjeti 5G është rrjet celular, në të cilin zona e shërbimit është e ndarë në zona të vogla gjeografike të quajtura qeliza te cilat nuk janë gjë tjetër veç se stacionet bazë të rrjetit që ofrojnë mbulimin me sinjal për këto zona.

Asnjë kompani e vetme apo person nuk zotëron ekskluzivitetin e krijimit te rrjetit 5G, por janë disa kompani brenda ekosistemit celular që kanë kontribuar në sjelljen e 5G në jetë. Qualcomm ka luajtur një rol të madh në shpikjen e shumë teknologjive themelore që e çojnë industrinë përpara dhe përbëjnë 5G, standardin tjetër pa tela.

Por 5G është më tepër se sa një rrjet internet me shpejtësi të lartë. Përveç shpejtësisë, 5G është projektuar për të ofruar më shumë kapacitet rrjeti duke u zgjeruar në spektër të ri te valëve, si ai i valëve milimetrike “mmWave” ose siç quhen ndryshe valët me frekuencë Ghz. Kjo do t’i mundësojë rrjeteve 5G të ofrojnë shërbime tepër cilësore në evenimentet masive si koncertet apo ndeshjet e futbollit.

5G gjithashtu mund të ofrojë vonesë shumë më të ulët për një përgjigje me te shpejtë çka do të bëjë të mundur komandimin nga distanca tepër të largëta të krahëve robotik, te lehtësoj koordinimin në trafik të makinave pa pilot, të mundësoj operacionet mjekësorë në distancë etj.

LEXO EDHE:  Një teknologji e re memorie ruan 500TB të dhëna në një disk xhami

Në Shqipëri testet e para te teknologjisë 5G u kryhen nga kompania Vodafone Albania. Ky test konsistoi në drejtimin e një makine nga distanca duke shfrytëzuar rrjetin 5G.

Në vitin 2022 pritet që autoriteti i telekomunikacioneve ne Shqipëri AKEP, të shpërndajë licencën e parë për ndërtimin e rrjetit 5G çka do të jetë hapi i radhës i Shqipërisë drejt të ardhmes digjitale. /PCWorld Albanian