Analiza

6 këshilla si të përmirësoni përvojën në Safari mobile

Publikuar , 02 Janar 2014
6 këshilla si të përmirësoni përvojën në Safari mobile

safariiphone_original-5226834Edhe pse Chrome mund të jetë ndoshta shfletuesi më i preferuar për shumë njerëz në të gjitha pajisjet që ata përdorin për të naviguar në ueb, nuk duhet mohuar se edhe Safari ofron një përvojë mjaft të mirë në iPhone, iPad dhe iPod touch.

· Për të shkuar prapa në historikun e shfletuesit mjafton të bëni një lëvizje nga e majta në të djathtë të ekranit, pa pasur nevojë të prekni butonin back.

· Dikur, tastiera e iOS kishte edhe domeinet si .com, .net. apo .org. Tashmë, ato nuk janë më të dukshme. Për t’i aktivizuar, mjafton të mbani të prekur tastin e pikës.

· Aktivizoni shfletimin privat. Nëse nuk dëshironi që të ruhen faqet që keni hapur në pajisjen tuaj, aktivizoni “private browsing mode” duke prekur butonin e tab-it në Mobile Safari dhe më pas butonin Private.

· Fshini të dhënat e ruajtuara nga uebfaqet. Nëse nuk doni të keni të dhëna të ruajtura nga uebi në smartfonin apo tabletin tuaj, duhet të bëni diçka më shumë se thjesht navigimi privat. Shkoni në Settings, më pas në Advanced dhe pastroni të dhënat e ruajtura.

· Nëse dëshironi të gjeni diçka në një faqe, një fjalë apo një shprehje, kërkoni përmes shiritit të adresës, njësoj sikur të ishit duke bërë një kërkim në ueb. Në vend që të klikoni “Go”, zbrisni në fund dhe do të shihni një opsion për të kërkuar brenda asaj faqeje. Rezultatet do të jenë të shënuara me ngjyrë të verdhë.

· Shikoni URL-në para se ta vizitoni faqen. Nëse shihni një fjalë në formë linku, nuk ka nevojë ta klikoni gjithmonë për të parë se ku do t’ju çojë. Mjafton ta prekni dhe ta mbani të prekur për disa sekonda. Do t’ju shfaqet një listë opsionesh, ku mund të shihni edhe URL-në e plotë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Karta grafike RTX 3060 zyrtarisht në shitje

[youtube id=”QNxr9ufLcrE”]

Tags >

Safari