Lajmet

6 metoda për të rritur fuqinë dhe cilësinë e sinjalit Wi-Fi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Mars 2019
0
Një prej mënyrave më të thjeshta është të ndryshoni router. Mbase arsyeja pse sinjali është i dobët sepse përdorni një router 802.11g ose 802.11n. 6 metoda për të rritur fuqinë dhe cilësinë e sinjalit Wi-Fi

Sinjali i Wi-Fi është i çmuar. Largësia nga routeri Wi-Fi do thotë se sinjali fillon të bjerë dhe shpejtësia e internetit të reduktohet.

Shkoni larg dhe do të hyni në një zonë “të errët” një vend ku Wi-Fi nuk arrin dot. Në një situatë të tillë mund të mendoni se çfarë duhet të bëjë për të forcuar sinjalin Wi-Fi?

A mund ta bëni të fortë saqë të dalë edhe jashtë shtëpisë? Në oborr? Tek komshitë? Përgjigja është “Po” mundeni. Ja sesi të rrisni fuqinë e sinjalit Wi-Fi.

  1. Ndryshoni routerin nga 802.11ac në 802.11ax
  2. Ndryshoni vendin e routerit
  3. Përdorni një rrjet wireless “Mesh”
  4. Përmirësoni antenat Wi-Fi
  5. Përdorni një zgjerues sinjali Wi-Fi
  6. Krijoni vetë një objekt për të rritur fuqinë e sinjalit

1. Ndryshoni routerin nga 802.11ac në 802.11ax

Një prej mënyrave më të thjeshta është të ndryshoni router. Mbase arsyeja pse sinjali është i dobët sepse përdorni një router 802.11g ose 802.11n. Sa më i vjetër standardi aq më i vogël mbulimi dhe kapaciteti i sinjalit. Ndryshimi më i madh mes këtyre standardeve dhe atij modern 802.11ac është kapaciteti që ofron mbi të njëjtat distanca.

Për shembull 802.11n prezantuar në 2009 mund të dërgojë deri në 600Mbps në distancë 90 metrash në ambiente të hapura dhe 45 metra në ambiente të mbyllura.

802.11ac prezantuar në 2014-ën transmeton 1.13Gbps në distancë të ngjashme.

Çfarë është 802.11ax?

Standardi 802.11 përditësohet nga IEEE krye disa vitesh. Standarti aktual i cili ka mbërritur tek routerët në 2014-ën është 802.11ac. Sot në 2019, IEEE po punon për të sjellë standardin e ri 802.11ax.

Ashtu si çdo standard i ri, 802.11ax rrit kapacitetin dhe mbulimin që një router i vetëm mund të ofrojë. Një përmirësim i madh është numri i kanaleve Wi-Fi të disponueshme në rrjet. Me 802.11ax do të ofrohen 256 kanale të tilla.

LEXO EDHE:  Reklamuesit do të shpenzojnë 40 miliardë dollarë këtë vit më shumë në reklama në internet sesa në reklama televizive

2. Ndryshoni pozicionin e router për të rritur fuqinë e sinjalit Wi-Fi

Sinjali Wi-Fi do të vuajë nëse e vendosni poshtë shkallëve. Ose në një rast apo pas një objekti prej alumini. Vendndodhja e routerit është tejet i rëndësishëm për mbulimin që ofron. Të vendosësh router pas objekteve të mëdha është mënyra më e mirë për ti reduktuar rrezen e mbulimit.

Vendi më i mirë për routerin Wi-Fi është mesi i shtëpisë që sinjali Wi-Fi të përhapet në mënyrë të barabartë.

3. Përdorni një rrjet wireless “Mesh”

Një rrjet wireless mesh është mënyra më e mirë për të pasur sinjal Wi-Fi të qëndrueshëm në çdo cep të shtëpisë. Rrjetet Wi-Fi Mesh përdorin më shumë se një pajisje të vetme për të mbuluar tërë shtëpinë me sinjal Wi-Fi. Rezultati është sinjal Wi-Fi po aq i fuqishëm në çdo dhomë dhe ambient të shtëpisë.

Ndryshe nga zgjeruesit e sinjalit Wi-Fi që krijon një rrjet të dytë, një rrjet mesh përdor një rrjet të vetëm të unifikuar wireless. Rrjet mesh përdoren gjerësisht nëpër markete, aktivitete sportive, festivale etj. Por në vitet e fundit teknologjia mesh Wi-Fi ka hyrë edhe në shtëpitë tona.

Ato janë të lehtë për tu përdorur dhe nuk kërkojnë të çmuar për tu konfiguruar.

4. Përmirësoni antenat Wi-Fi

Routeri juaj ka një antenë që përdor për të transmetuar sinjalin wiresless. Janë disa arsye pse duhet të konsideroni ndërrimin e antenave:

  • Rrisin mbulimin
  • Kontrollojnë drejtimin e transmetimit
  • Rrisin shpejtësinë e Wi-Fi

Zëvendësimi i antenave është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për të rritur fuqinë e sinjalit, mbulimin dhe shpejtësinë e internetit.

Gjithashtu jo vetëm që mund të ndërroni antenat e routerit por gjithashtu edhe antenat marrëse që përdorni në rastin e një kompjuteri desktop.

LEXO EDHE:  Liveblog: Apple prezanton iPhone e rinj

5. Përdorni një zgjerues sinjali Wi-Fi

Nëse keni një router modern 802.11ac dhe sinjali Wi-Fi ende vuan mund të përdorni një zgjerues. Këto pajisje zgjerojnë mbulimin e sinjalit Wi-Fi në shtëpinë tuaj pa qenë nevoja të shqetësoheni për të vendosur kabllo.

Zgjeruesit wireless më të thjeshtë janë ato powerline. Adapterët e tillë mjafton ti vendosni në një prizë elektrike, njërin afër routerit dhe tjetrin aty ku doni të zgjeroni sinjalin dhe kaq.

Megjithatë performanca e tyre varet nga cilësia e telabe elektrikë që keni në shtëpi. Nëse keni një shtëpi të vjetër me shumë gjasa një zgjerues powerline Wi-Fi nuk është zgjidhja e duhur.

6. Krijoni vetë një objekt për zgjerimin e rrjetit wireless

Një tjetër mënyrë e thjeshtë por shumë efektive është të krijoni vetë një objekt për të rritur fuqinë e sinjalit Wi-Fi. Shikoni videon mëposhtë për të mësuar sesi me mjete artizanale mund të rrisni cilësinë dhe fuqinë e sinjalit.

Lloji i antenës që krijoni vare nga distanca që dëshironi të përçoni sinjalin. Online ekzistojnë me dhjetëra video tutoriale që ju mësojnë të krijoni një mjet të tillë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>