Blog

6 produkte teknologjike që nuk duhej të ishin shpikur kurrë

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Dhjetor 2021
6 produkte teknologjike që nuk duhej të ishin shpikur kurrë

Gjatë gjithë kohës kompanitë kanë ide të reja për produkte të ndryshme teknologjike dhe ndonjëherë ato I hedhin këto produkte pa I testuar mjaftueshëm dhe ato fillojnë të tregojnë probleme të ndryshme. Por ka dhe produkte që nuk duhej të ishin krijuar. Në këtë artikull do të gjeni disa prej tyre dhe arsyen pse ato janë kaq problematike.

  • Skanimi i fytyrës

Në fillim skanimi I fytyrës ishte diçka që shihej vetëm në filmat fantashkencor. Tani ajo është një nga mënyrat për të hapur telefonat tanë dhe ka shumë përdorime të tjera për sigurinë. Mirëpo, skanimi i fytyrës, sidomos ai 2D, mund të manipulohet shumë lehtë. Kompani të ndryshme mendojnë se këto mënyra sigurie janë një rrezik  idhe duhet të dalin jashtë përdorimit.

  • Juicero

Jucerio ishte një shtrydhëse e re me WiFi. Çdo mëngjes në tavolinë do të kishit lëng frutash të freskët të sapo shtrydhur. Në përgjithësi ishte një produkt i mirë deri sa Bloomerang shkruajti një artikull për të, ku thuhej se paketat e vogla mund të shtrydheshin lehtë me duar. Pasi njerëzit e lexuan këtë artikull, shitjet e  Juicero ranë shumë dhe paketat e lëngjeve u nxorën jashtë përdorimit.

  • Deepfake

Deepfake është një lloj inteligjence artificiale që përdorët për të krijuar imazhe, audio dhe video të njëjta pa leje. Përdorimi më i shumtë i ksaj teknologjie bëhet për të kopjuar njerëzit e famshëm për t’u përcjellë njerëzve një mesazh specifik. Fuqia e tyre është shumë e madhe dhe në duart e gabuara mund të shkaktojë dëme të mëdha.

  • Monitorët smart të bebeve

Monitorët e bebeve duken një ide e mirë si fillim. Thjesht lidheni me WiFi nëpërmjet një aplikacioni dhe mund të vëzhgoni fëmijët në çdo moment. Por nuk do të ishte e këndshme për asnjë prindër që të dëgjojnë një zë të panjohur që vjen nga dhoma e fëmijëve të tyre. Këta monitora janë shumë të lehtë për t’u hakuar dhe bebet tuaja mund të jenë gjithmonë në vëzhgim.

  • Votimi elektronik
LEXO EDHE:  Një vit nga debutimi Google nuk do të shesë më Pixel 5

Votimi elektronik duket si një ide shumë e mirë dhe praktike. Njerëzit nuk duhet të mbajnë radhë për të votuar dhe numërimi I votave mund të bëhet shumë herë më shpejte. Edhe pse është shumë praktike njerëzit nuk kanë besim, ata mendojnë se vota e tyre mund të ndryshojë. Gjithashtu ato mund të hakohen lehtë.

  • Google glass

Google Glass ishin një palë syzesh që dolën në treg në 2013 nga Google. Ato nuk ishin syze dosido, por ishin syze inteligjente. Xhamat e saj ishin një ekran që mund të kontrollohej me zë. Ato kishin një kamera e cila mund të bënte foto dhe video dhe kishte një pjesë të ekranit të cilin mund ta kontrollonit me prekje. Në përgjithësi ishin një produkt i mirë por kishte shumë probleme sigurie dhe privatësie. Në 2015 Google i hoqi syzet si ide.

Teknologjia na ndihmon dhe na I bën jetët më të lehta, por çdo ditë njerëzit po krijojnë produkte të reja, disa të mrekullueshme dhe disa jo. E ardhmja e teknologjisë do të jetë shumë interesante dhe inteligjenca artificiale qëndron në majë të saj.