Lajmet

6 shtojca WordPress për të rritur sigurinë e uebsajtit tuaj

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Mars 2020
0
Disa përshtatin pamjen e postimeve. Disa përmirësojnë rënditjen në motorët e kërkimit. Disa e bëjnë sajtin më të sigurtë nga hakerët, botet dhe maluerë. 6 shtojca WordPress për të rritur sigurinë e uebsajtit tuaj

Keni një uebsajt dhe dëshironi ta siguroni? Si të implementoni masa solide sigurie? Shtojcat janë elementë bazikë të uebsajtit WordPress të cilat u japin funksione ekstra.

Disa përshtatin pamjen e postimeve. Disa përmirësojnë rënditjen në motorët e kërkimit. Disa e bëjnë sajtin më të sigurtë nga hakerët, botet dhe maluerë.

  1. Wordfence

Siç edhe emri sugjeron, Wordfence është dizajnuar për sigurinë e WordPress. Është një prej shtojcave më të shkaktuara me 150 milionë shkarkime. Kjo sepse versioni pa pagesë përmban të gjitha gjërat që ju nevojiten për të mbrotjur uebsajtin.

Është i lehtë për tu përdorur me një ndërfaqe të thjeshtë ku mësoni rreth kërcënimeve kryesore dhe sesi ti bllokoni. Firewall-i i tij është i vendosur në endpoint dhe ndryshe nga shërbimet cloud nuk thyen enkriptimin fundor. Në teori mund të shkaktojë ngadalësimin e sajtit por nuk ka prova të qarta për një ngecje apo vonesa.

  1. All in One WP Security & Firewall

Kjo shtojcë e ka di se jo të gjithë kanë njohuritë e mjaftueshme për të menaxhuar një uebsajt në prapaskenë. Ata duan të keni një uebsajt por pa pasur nevojë të mësojnë programim.

Shtojcat është dizajnuar për nivele të ndryshme ekspertize nga fillestarët, tek mesatarët dhe të avancuarit. Vlerëson sigurinë e sajtit dhe jep sugjerime sesi ta rrisni atë.

  1. Login LockDown

Sulmet brute force bombardojnë faqet e kyçjes së uebsajteve me informacion. Hakerët në këtë mënyrë mund të fitojnë akses në sajt sidomos në rast të përdorimit të emrave dhe fjalëkalimeve si 1234 apo password.

Shtojcat regjistron adresat IP përçdo kyçje. Nëse ka më shumë se tre tentativa për kyçje në 5 minuta, shtojca bllokon ato IP nga faqja e kyçjes për 1 orë. Për fat të mirë administratorët mund të heqin nga lista e zezë këto IP.

  1. Jetpack
LEXO EDHE:  Gjermania synon të ketë 1 milionë stacione karikimit për makinat elektrike deri më 2030

Shumica e përdoruesve të WordPress kanë Jetpack por jo vetëm për sigurinë që ofron. Krijuar nga Automattic, Jetpack ofron statistika të sakta, përshtatje të temës dhe një mjet SEO. Gjithashtu ka filtra spam dhe mbrojtje nga sulme brute force.

Ndërsa versioni pa pagesë nuk është më i miri, opsionet që ofron janë ideale për fillestarët.

  1. Google Authenticator

Disa shtojca ofrojnë verifikimin me 2 faktorë por shumica jo. Dhe ende ky verifikim është unik për të mbajtur të sigurtë sajtin. Këtu hyn Google Authenticator.

Me 2FA Kushdo që hyn në faqe duhet të përdorë disa metoda për tu qasur. Nëse përdorni smartfon mund të jetë skaneri i shenjave të gishtërinjve ose Face ID. Një alternativë është dërgimi i një kodi për një pajisje të regjistruar. Modeli bazik është perfekt për kët funksione po versioni me pagesë shton masa ekstra segurie.

Në fund versioni pa pagesë është ajo çfarë të gjithë kanë nevojë.

  1. BulletProof Security

BulletProof Security ofron një version free ose me pagesë vjetor ku që të dy janë jetikë për uebsajtet. Është një shtojcë e cila ka një firewall, backup dhe skaner të maluerëve.

Nëse dikush ka hyrë në faqe dhe harruar të hapur sesionin, BulletProof Security e mbyll sesionin automatikisht që të huajt të mos fitojnë akses nga sesionet e hapura.

Ofron edhe një “Maintenance Mode” në rast se jeni duke punuar me faqen dhe nuk doni që vizitorët ta shohin ndërkohë. /PCWorld Albanian