Lajmet

60 emoji të reja po vinë Android dhe iOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Korrik 2019
0
60 emoji të reja po vinë Android dhe iOS

Sot është Dita Ndërkombëtare e Emoji. Pse ekziston një ditë e tillë? Nuk ja kemi idenë.

Në kujtim të kësaj dite Apple dhe Google kanë hedhur dritë mbi planet e tyre për të sjellë emoji të reja në sistemet e tyre operative në muajt e ardhshëm. Të dy kompanitë do të shtojnë afro 60 emoji.

Së pari të dy kompanitë kanë përditësuar emojit e çifteve në mënyrë që çiftet ti mbajnë dorën njërit tjetrit pavarësisht ngjyrës apo gjinisë.

Google thotë se me Android Q çdo emoji që nuk ka një gjini tjetër si “oficer policie” apo “berber” tashmë do të kenë një dizajn për të dy gjinitë. Duke mbajtur të shtypur mbi emojin përdoruesit mund të zgjedhin mes një mashkulli dhe femre për afro 51 role të ndryshme.

Të dy platformat gjithashtu do të pasurohen me emoji të fokusuara tek aksesibiliteti. Apple kishte propozuar këto emoji që nga viti i kaluar ndërsa Unicode Consortium ka fjalën e fundit për aprovimin e tyre ose jo çka e bëri në Shkurt të 2019-ës.

Është një qen shërbimi:

Dy njerëz me karrige me rrota të ndryshme:

Një krah dhe këmbë protezë:

Një vesh me pajisje dëgjimi ose me shenjë ASL për njerëzit me probleme dëgjimi:

Një person me një shkop të bardhë:

Gjithashtu në listën e emoji të reja janë përfshirë emoji nga kafshët tek shprehitë:

Apple thotë se emojit e reja do të mbërrijnë në iOS këtë Vjeshtë ndërsa Google premton me Android Q drejt fundit të këtij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas themeluesve të Instagram dhe WhatsApp, largohet edhe themeluesi i Oculus nga Facebook

Lajmet e fundit>