Siguri

600,000 sulme në ditë ndaj Facebook

Publikuar , 29 Tetor 2011
0
600,000 sulme në ditë ndaj Facebook

Shifrat e shpalosura për herë të parë nga Facebook tregojnë sesa është i bombarduar nga hakerët ky rrjet social. Këto informacione janë shpalosur në një postim në blogun e Facebook duke shpalosur disa masa të reja të sigurisë që janë implementuar në kuadër të faqes për të bllokuar edhe më tej këto tentime. Ekspertët e sigurisë kanë thënë se është shqetësim i madh dhe se njerëzit duhet të kenë më shumë kujdes kur përzgjedhin fjalëkalimet e tyre dhe kur përgjigjen ndaj ofertave të miqve të tyre në Facebook.

“Kur një haker merr përsipër llogarinë e një përdoruesi në Facebook, ai mund të postoj mesazhe, të dërgojë mesazhe dhe të ketë qasje në të gjitha informacionet private. Facebook ka shumë telashe sigurie me të cilat duhet të merret” tha Graham Cluley, një shefi i lartë i teknologjisë pranë Sophos, kompani për siguri kompjuterike. 

Arsyeja më e zakonshme se pse hakerët thyejnë profilet e të tjerëve në Facebook është mënyra e lehtë që ata të shpërndajnë mashtrime dhe të dërgojnë oferta false tek miqtë e profilit të thyer dhe të tentojë të shesin të mirat e marra në pronësi dhe të përfitojnë financiarisht. Gjithashtu Cluley, thekson se në rritje është edhe numri i hakerëve tinejxherë që po sulmojnë llogaritë e shokëve të tyre nga shkolla për t’i shantazhuar.

Ekspertët e sigurisë kanë kërkuar që njerëzit të kenë fjalëkalime të komplikuara në mënyrë që të evitojnë hakimin e llogarive të tyre personale dhe të kenë fjalëkalime të ndryshme për secilin shërbim digjital që ata përdorin. Rrjeti social është duke shpalosur veçori të reja në një tentim për të mbrojtur më shumë sigurinë e përdoruesve të Facebook. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Vendos reklama në aplikacionin Settings, Xiaomi e pranon

Lajmet e fundit>