Analiza

65% e kohës së shpenzuar në rrjetet sociale vjen nga pajisjet mobile

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
65% e kohës së shpenzuar në rrjetet sociale vjen nga pajisjet mobile

Phone_PhotoPajisjet mobile kanë ndryshuar mënyrën se si i konsumojmë përmbajtjet online. Sot, shpenzojmë më tepër kohë duke parë fotografi, duke përdorur hartat, duke luajtur lojëra, duke kontrolluar motin si dhe duke naviguar nëpër rrjetet sociale.

Të gjitha këto aktivitete i realizojmë më tepër nga pajisjet mobile sesa nga kompjuterët desktopë.

Sigurisht, këta të fundit vazhdojnë të përdoren për disa lloje të caktuara aktivitetesh, si tregtia elektronike apo realizimi i punëve profesionale. Por, gjithë pjesa e mbetur e ditës, kalohet pothuajse e gjitha në mobile.

Statista ka realizuar këtë grafik, bazuar në të dhënat e fundit nga ComScore, në të cilën tregohet përdorimi i desktopit dhe pajisjeve mobile për 10 lloje të ndryshme përmbajtjesh në ueb. (PCWorld Albanian)

2013_10_24_Mobile_Content

LEXO EDHE:  Rritet ndjeshëm interneti në shtëpi, katër operatorë dominojnë tregun

Lajmet e fundit>