Lajmet

7 gabime në Instagram që mund të shkatërrojnë biznesin tuaj

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Me kaq shumë përdorues mund të imagjinoni lehtë sesa shumë kushtojnë gabimet në Instagram. Në fakt me një prezencë kaq të madhe të markave, jo të gjitha përdorin shërbimin me zgjuarsi. 7 gabime në Instagram që mund të shkatërrojnë biznesin tuaj

Me mbi 1 miliardë përdorues aktivë, rrjeti social Instagram është bërë një vend i vështirë për të rritur biznesin tuaj online. Në 2017-ën plot 71% e markave Amerikane ishin në Instagram. Në 2019 kjo shifër tejkalon 80-85%.

Me kaq shumë përdorues mund të imagjinoni lehtë sesa shumë kushtojnë gabimet në Instagram. Në fakt me një prezencë kaq të madhe të markave, jo të gjitha përdorin shërbimin me zgjuarsi.

Shumë kompani kanë vështirësi të rrisin numrin e ndjekësve apo shtrirjen e postimeve të tyre për të tërhequr trafik në uebsajt. Kjo sepse bëjnë gabime të shumta.

Edhe sikur të keni dështuar, ky nuk është momenti për tu dorëzuar. Sipërmarrja online është më shumë sesa të krijosh një uebsajt për një biznes të vogël dhe të vendosësh ofertat tuaja aty. Për të themeluar një kompani të suksesshme duhet të mësosh kaq shumë gjëra për të promovuar uebsajtin tuaj në kanale të ndryshme.

Në këtë artikull ju shpjegojmë disa prej veprimeve apo mosveprimeve mund të rrënojnë promovimin tuaj në Instagram. Janë 7 faktorë esencialë që nëse i ndiqni me përpikmëri është hapi i parë drejt suksesit.

  1. Blerja e pëlqimeve dhe ndjekësve

Mund të keni përfunduar në shërbime të cilat shesin ndjekësit e Instagram. Disa e shohin këtë si mënyra më e shpejtë për tu bërë një influencer i suksesshëm por është gënjeshtër.

Ska rëndësi sa ndjekës merrni, ata kurrë nuk do të ndërveprojnë me përmbajtjet që postoni sikur njerëzit e vërtetë e bëjnë. Mos prisni pëlqime, komente prej tyre sepse janë thjeshtë botë.

Është thjeshtë kod pa shpirt i cili vetëm ul angazhimin tuaj dhe zhvlerëson llogarinë tuaj përpara algoritmit të fuqishëm të Instagram.

LEXO EDHE:  Facebook bllokon hashtaget e drogës në Instagram

Ndërsa përdoruesit e vërtetë do të shohin mungesë balance mes ndjekësve dhe pëlqimeve.

Këshillë: Në vend që të ndiqni metodat e shpejta dhe të lira, më mirë të vuani pak. Publikoni përmbajtje joshëse dhe mësoni prej praktikave më të mira të reklamimit në Instagram.

  1. Përdorimi i hashtageve shumë popullore

Hashtagu më popullor në Instagram sot është #love i përdorur 1.2 miliardë herë. Më pas vjen #instagood me 730 milion herë dhe #photooftheday me 490 milion herë.

Sikur të publikoni një postim me hashtagun #love ai do të shfaqej tek një audiencë e gjerë vetëm për 1 sekondë.

Hashtaget popullore kanë jetëgjatësi shumë të vogël dhe pak vlerë për reklamimin në Instagram. Kështu nuk do të tërhiqni aspak audiencë tek profili juaj. Ajo është e ngjashme me fjalët kyçe në SEO. Bizneset e vogla nuk mund të rriten kurrë në rezultatet e kërkimit me fjalë kyçe si “love”, “facebook” apo çfarëdo.

Këshillë: Përdorni fjalë kyçe që kanë të bëjnë me brendin tuaj. Për shembull nëse keni një dyqan këpucësh mbase duhet të përdorni hashtage që kanë të bëjnë me këpucët. Ato ndiqen nga komunitete të dhëna pas këpucëve.

  1. Mos vendosja i një linkun në biografinë e uebsajtit

Në pamje të parë duket si një prej gabimeve të vogla të Instagram por mund tu kushtojë shumë. Nëse nuk përfshini një link në biografinë e uebsajtit tuaj ndjekësit nuk do të dinë ku të shkojnë për të blerë produktet apo shërbimet tuaja.

Këshillë: Nëse linku mungon, ndaloni së lexuari këtë artikull dhe vendoseni sa më parë.

  1. Neglizhimi i Historive dhe IGTV

Instagram vazhdimisht prezanton veçori të reja. Vitin e kaluar shërbimi lançoi IGTV dhe implementoi disa përditësime për Historitë e Instagram.

LEXO EDHE:  BE miraton direktivën kontradiktore të të drejtave të autorit

Videot me metrazh të gjatë mungonin në Instagram duke shkaktuar jo pak irritim tek përdoruesit. IGTV është alternativa e Instagram për YouTube. Aktualisht lejon publikimin e videove mes 15 sekonda deri në 60 minuta.

Ndërsa Historitë e Instagram janë jetëshkurtër. Pas 24 orësh ato fshihen. Edhe pse funksioni u lançua fillimisht për shpërndarjen e shpejtë të fotove. Por me evoluimin e shërbimit përdoruesit tentojnë të publikojnë përmbajtje më cilësore në faqet e tyre dhe merr kohë.

Këshillë: IGTV është shumë i rëndësishëm sidomos për brendet të cilat mund të kenë kanalin e tyre me të drejta komerciale përmes Instagram. Sa i përket historive, markat mund ti përdorin për të postuar foto nga aktiviteti ditor.

  1. Mos përfshirja e influencerëve.

Influencerët në Instagram janë blogerët, njerëzit me famë e madje edhe bizneset që kanë fituar sadopak popullaritet. Këta përdorues kanë autoritet të lartë tek audiencat e tyre dhe mund të bindin ndjekësit të blejnë produkte nga një markë e caktuar.

Nëse nuk bashkëpunoni me ta është koha të krijoni lidhje. Reklamimi përmes influencerëve ka provuar të jetë shumë i suksesshëm.

Këshillë: Bashkëpunoni me ato influencerë që keni marrëdhënie direkte. Për shembull keni një dyqan që shet ushqime të shëndetshme mbase nuk duhet tu kërkoni njerëzve të famshëm të promovojnë produktet tuaja të cilët promovojnë marka si McDonald’s apo KFC. Përkundrazi keni nevojë për një model fitnesi, aktivist eco, vegjetarian, apo klub fitnesi.

  1. Konkurse pa objektiv

Në Instagram ka me mijëra konkurse që u bëjnë thirrje përdoruesve ti ndjekin për të fituar por sa efektivë janë për një periudhë afatgjatë?

Konkurset zakonisht tërheqin me mijëra njerëz në pak ditë por shumica e tyre largohen pasi ju keni shpallur fituesin.

LEXO EDHE:  AMD prezanton kartat grafike të para 7-nanometër por nuk janë për ju

Shumica e përdoruesve u bashkohen konkurseve të tilla për të provuar fatin sepse realisht nuk janë të interesuar për produktin tuaj.

Këshillë: Për të fituar ndjekës afatgjatë duhet të mendoni me më zgjuarsi. Duke përdorur shembull e mësipërm të dyqanit të këpucëve. Përshembull mund tu kërkoni ndjekësve të krijojnë një pamje të atleteve të tyre të preferuara Nike si dhe të etiketojnë markën tuaj përveçse ta ndjekin. Fituesi të përzgjidhet nga një influencer dhe jo përmes një përzgjedhje të rastësishme.

  1. Mos shkruani tekste të gjata dhe pa gjallëri

Instagram nuk është i gjithi foto. Teksti ka rëndësi dhe mund të përdoret për të impresionuar audiencën. Nëse teksti që vendosni nuk është joshës për të tërhequr vëmendjen e lexuesit atëherë po ju dëmton.

Këshillë: Vendosni tekste me butonë aksioni. Shmangi tekstet e gjata Instagram nuk është blog. Marka juaj duhet të përmbajë një link në uebsajtin tuaj. Nuk duhet të bëni gabimin të mos vendosni fare tekst.

Sa prej këtyre gabimeve në këtë listë i keni bërë? Edhe nëse keni gabuar në të gjitha frontet nuk është vonë të ndryshoni. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>