Analiza

7 gjërat më të këqija që mund t’u bëni pajisjeve teknologjike

Publikuar , 29 Tetor 2013
0
7 gjërat më të këqija që mund t’u bëni pajisjeve teknologjike

Ditët e para kur blejmë një pajisje të re teknologjike janë gjithmonë të shoqëruara me kujdes dhe kuriozitet.

Telefonin e mbajmë si të ishte një i porsalindur, laptopin e pastrojmë rregullisht nga shenjat e gishtave, tabletin e mbajmë gjithmonë në një vend të sigurt etj. Sa herë mbaroni punë me to i premtoni vetes se nuk do t’u ndodhë kurrë ndonjë gjë e keqe.

Por, më vonë, pasi kalon pak kohë, “muajit të mjaltit” i vjen fundi. Pa e kuptuar fillojmë ta fusim laptopin në çantën e shpinës, kufjet i ngatërrojmë si të ishin një rrjetë merimange, telefonin e përdorim pa kujdesin më të vogël. Çfarë ndodh pas kësaj? Një ditë të bukur fillojmë të kemi probleme me to dhe çuditërisht vrasim mendjen se si u prishën kaq shpejt.

Në këtë artikull, janë përmbledhur shtatë gabimet më të këqija që mund të bëjmë me pajisjet tona.

1. Vendosja e laptopit mbi shtrat, qilim apo në prehër. Pa pasur hapësirë për të bërë ventilimin dhe ftohjen, laptopi do të nxehet pas një farë kohe. Nxehja shkakton uljen e jëtëgjatësisë së baterisë dhe në disa raste edhe dëmtime serioze për kompjuterin, madje deri në flakë.

2. Transportimi i pajisjeve elektronike pa mbështjellëse. Nëse do të transportoni tabletë, laptop apo pajisje të tjera elektrike, dijeni që po rrezikoni të dëmtoni cepat e tyre. Ato duhet të mbahen nëpër çanta në mënyrë që lëvizjet të amortizohen. Dhe për ju që e kapni laptopin nga ekrani: thjesht mos e bëni më kurrë këtë gjë!

3. Pakujdesia me karikuesin. Karikuesit e pajisjeve elektronike janë shumë të ndjeshëm dhe të brishtë. Bëni kujdes të mos i rrotulloni shumë pasi mbaroni punë sepse mund të këpusni fijet në brendësi. E njëjta gjë vlen edhe për kufjet.

LEXO EDHE:  PlayStation Vita bëhet një relike e së kaluarës

4. Të mos fikurit e kompjuterit. Shumë prej nesh i mbajnë pajisjet elektronike në punë gjatë gjithë kohës dhe harrojmë t’i fikim. Për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë, duhet ta fikni rregullisht dhe shpeshherë ta përdorni baterinë deri në fund, e më pas ta karikoni atë të plotë.

5. Përdorimi i detergjentëve shtëpiakë për të pastruar pajisjet elektronike. Mos e bëni kurrë këtë gjë pasi kimikatet që gjenden në to mund të grryejnë shtresën e ekranit.

6. Heqja e drive-rave në mënyrën jo të duhur. USB-të duhet t’i hiqni fizikisht nga kompjuteri vetëm pasi t’i keni mbyllur nga ky i fundit. Sigurisht, nëse nuk doni të humbisni të dhëna.

7. Të mos bëni kurrë back up. E dimë, gjithmonë i thoni vetes “jo sot, jo nesër”. Kështu, nuk e bëni asnjëherë dhe gjithmonë jeni në rrezik të humbisni të dhënat nga neglizhenca. Nuk i dihet kurrë se çfarë problemi mund të ndodhë dhe të dhënat t’i humbisni përgjithmonë. Mendoni për ato qindra foto apo video që keni bërë ndër vite, dhjetra dokumente apo materiale të tjera të rëndësishme. (PCWorld Albanian)

broken-iphone

Lajmet e fundit>