Analiza

7 mënyra të cilat përmirësojnë shpejtësinë e routerit Wi-Fi

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Shkurt 2021
Si të optimizoni një router për shpejtësi? Një prej gjërave që duhet të bëni është të fikni protokollet e vjetra wireless. 7 mënyra të cilat përmirësojnë shpejtësinë e routerit Wi-Fi

Një router i mirë mund të bëjë diferencë të madhe në shpejtësinë e lidhjes suaj të internetit. Por nëse nuk keni paratë për të bërë një router të rangut të lartë, çfarë opsionesh tjera kanë ngelur?

Nëse dëshironi të dini sesi të përmirësoni shpejtësinë e routerit apo të aplikoni konfigurimin më të mirë, atëherë vazhdoni të lexoni këtë artikull.

  1. Automatizoni rindezjen

Shumica e routerëve të rinj nuk kanë nevojë për rindezje vazhdimisht. Megjithatë nëse keni një lidhje të dobët interneti, rindezja e routerit është gjëja më e mirë që mund të bëni.

Disa routerë kanë një funksion të integruar për rindezjen automatike të routerit, e nëse nuk e ka i juaji, atëherë provoni të instaloni firmware e DD-WRT ose Tomato. Vendoseni për ta rindezur të paktën një herë në ditë, kur jeni duke fjetur dhe tani e tutje vështirë të haseni me probleme.

  1. Çaktivizoni protokollet e vjetra wireless

Si të optimizoni një router për shpejtësi? Një prej gjërave që duhet të bëni është të fikni protokollet e vjetra wireless. Routerët e rinj ne protokollin 802.11ac ofrojnë shpejtësi që në të shumtën e rasteve tejkalojnë atë çfarë ISP juaj ofron. Ndërsa routeri mund të jetë i shpejtë, ka pajisje të cilat mund të jenë duke përdorur protokollet e vjetra duke ngadalësuar kështu tërë rrjetin.

Praktikisht duhen shmangur të gjitha pajisjet në protokollet b ose g. Rënditja e protokolleve nga më i shpejti tek më i ngadalti janë si vijon: ac, n, g, b.

  1. Ndryshoni gjerësinë e valës

Një prej mënyrave më efektive për të përmirësuar shpejtësinë lidhje së internetit është duke ndryshuar gjerësinë e valës. Sa më e gjerë vala, aq më shumë pajisje të vjetra në protokollet të vjetra do të vuajnë.

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian lançon portofolin dixhital

Ndryshimi i gjerësisë së valës përmirëson edhe cilësinë video mes disa pajisjeve njëherazi.

  1. Mbani routerin të përditësuar

Një tjetër mënyrë për të përmirësuar shpejtësinë e cila neglizhohet shpeshherë për nga rëndësia, është përditësimi i softuerit dhe firmuerit të routerit.

Përditësimet jo vetëm që adresojnë probleme sigurie, por me kalimin e kohës rritin edhe performancën. Nëse nuk e keni përditësuar prej kohësh mund të vini re edhe rritje të dukshme të performancës.

  1. Ndryshoni pozicionin e routerit

Nganjëherë blerja e routerit më të mirë që gjeni nuk do të zgjidhë problemet me internetin. Duhet të keni në konsideratë edhe vendndodhjen e tij.

Shtëpia dhe muret mund të ndikojnë në cilësinë e sinjalit por edhe nëse pranë jush gjendet një banesë menjë router tjetër wireless duke shkaktuar interferenca.

Muret e trasha prej betoni janë armiku kryesor i lidhjes Wi-Fi.

  1. Ndryshoni bandën

Një shtëpi normale sot ka disa pajisje wireless. Nëse keni një router Dual-Band apo Tri-Band keni mundësi për të shpërndarë pajisjet në disa banda për të maksimizuar shpejtësinë.

E thënë thjeshtë një bandë e re është një korsi e re trafiku. Nëse keni router Dual-Band, mbase është koha të kaloni disa pajisje në bandën 5Ghz duke liruar pak frymëmarrje përbandën 2.4Ghz. Disa router lejojnë kalimin automatik mes bandave.

  1. Instaloni një firmuer të ri

Shumica e routerëve kufizojnë funksionalitetet në mënyrë që ju të mos prishni diçka pa ditur gjë çfarë jeni duke bërë. Ndërsa gjë e tillë është perfekte për shumicën e përdoruesve, ka prej atyre që duan të hyjnë më në detaje.

Për këtë janë disa firmuer open-source të cilët ka opsione të avancuara për routerët më popullore. Ndërsa ka router që nuk mbështeten nga këto firmuer, ato më të preferuarit padyshim janë.

LEXO EDHE:  Ekspozita World Press Photo 2021 rikthehet në Tiranë

Ju mund të instaloni firmuerët DD-WRT, OpenWRT dhe Tomato nëse keni një router popullor TP-Link, Netgear apo Linksys. /PCWorld Albanian