Analiza

7 veprime me të cilat po dëmtoni smartfonin tuaj

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Maj 2022
7 veprime me të cilat po dëmtoni smartfonin tuaj

Po pyesni sesi të rrisni jetëgjatësinë e smartfonit? Le të fillojmë me gabimet më të zakonshme që ju çojnë tek dëmtimi i tij.

Sot smartfonët janë pjesë e pandashme e jona. Ju zgjon në mëngjes, ju mban të lidhur me miqtë dhe familjen, ruani të gjitha kujtimet e çmuara dhe shumë të tjera.

E thënë kështu do të preferonit të ruani për sa më shumë kohë të jetë e mundur këtë pajisje. Dhe për këtë duhet të evidentoni disa sjellje me smartfonin tuaj që i shkurtojnë jetëgjatësinë.

  1. Ekspozimi për orë të gjata në temperatura ekstreme

Nëse jeni person që e lini smartfonin tuaj në diell apo në makinë, apo e ekspozoni në temperatura të ulëta, ose e karikoni duke e mbajtur nën jastëk, nuk po bëni aspak mirë.

Përveç tharjes së baterisë, ekspozimi në nxehtësi ekstreme përshpejton konsumimin dhe mund ti shkaktojë dëme të pariparueshme. Kjo sepse smartfonët përdorin bateri lithium-ion të cilat nuk e pëlqejnë aspak të ekspozohen në temperatura ekstreme. Nëse vëreni se smartfoni nxehet gjatë përdorimit, lëreni që ti bie temperatura.

  1. Përdorimi i karikuesit të gabuar

Mund të mendoni se të gjithë karikuesit janë krijuar njëlloj dhe funksionojnë siç duhet për sa kohë i përshtatet portës së karikimit të smartfonit tuaj. Po mund ta karikojë, por jo me atë efikasitet që e karikon adapteri i ardhur në paketim. Për më tepër një karikues jo i përshtatshëm mund të dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë apo të dëmtojë portën.

Jo të gjithë karikuesit ofrojnë të njëjtën sasi energji, disa janë më cilësorë se të tjerët. Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet me patjetër të përdorni karikuesin origjinal. Sot marka prestigjioze prodhojnë karikues të sigurte.

  1. Shkarkimi i aplikacioneve të dëmshme

Përdoruesit shpeshherë tundohen duke shkarkuar aplikacione nga burime të tjera përveç Play Store dhe App Store me dëshiron për ti eksploruar. Megjithatë shkarkimi i aplikacioneve nga dyqane jo-zyrtare mund t’ju ekspozojnë përballë maluerëve.

LEXO EDHE:  Autoriteti i Konkurrencës autorizon me kushte shitjen e ONE tek pronarët e rinj të ALBtelecom

Aplikacionet e dëmshme infektojnë pajisjen tuaj me viruse dhe spyuer të cilët vjedhin të dhënat personale, fjalëkalime e madje detaje bankare. Për më tepër ju japin kriminelëve kibernetikë qasje në komponentë vitalë të telefonit si kamera apo mikrofoni.

Shkarkimi i aplikacioneve nga dyqanet zyrtare janë një siguri më vet për shkak të kontrolleve dhe masave të sigurisë aplikuar nga Apple dhe Google.

  1. Pastrimi manual i aplikacioneve në sfond

A i mbyllni shpesh aplikacionet në sfond për të përmirësuar performancën e telefonit? Në të vërtetë një gjë e tillë nuk është e nevojshme e madje mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Është e natyrshme të mendoni se duke pasur disa aplikacione të hapura në sfond që nuk po i përdorni, ngadalësojnë pajisjen. Por shumica e smartfonëve modern janë dizajnuar për ngarkesa të tilla duke i mbajtur aplikacione në një gjendje performance të ulët deri në momentin që keni nevojë për to.

Është më mirë të qëndrojnë të hapur në sfond sesa ti mbyllni sepse telefoni konsumon më pak bateri për të hapur një aplikacion aktiv në sfond sesa të hapë një të tillë nga e para.

  1. Injorimi i përditësimeve

Mbase jeni prej atyre përdoruesve që injoroni njoftimet që ju vënë në dijeni për një përditësim të ri për telefonin apo aplikacione specifike. Megjithatë këto janë njoftime shumë të rëndësishme që mbajnë pajisjen të sigurte dhe në performancë të lartë.

Në tërë këto përditësime jo vetëm që përmirësojnë eksperiencën e përdoruesit, por shpesh përmbajnë edhe përditësime sigurie për dobësi të zbuluara. Duke i injoruar ju po lini smartfonin tuaj të ekspozuar ndaj sulmeve dhe rreziqeve të sigurisë.

Për më tepër përditësime mund të rregullojnë gabime që e bëjnë telefonin të keqfunksionojë apo të performojë ngadalë.

  1. Përdorimi i Wi-Fi Publike

Akoma më tundues sesa injorimi i përditësimeve është përdorimi i një rrjeti publik Wi-Fi me akses të hapur, sidomos kur jeni duke pirë kafenë tuaj të preferuar.

LEXO EDHE:  Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione në Tesla

Pikat e qasjet publike në Wi-Fi nuk janë aspak të sigurta sepse shpeshherë nuk kanë enkriptim ose aplikojnë masa të dobëta sigurie duke e bërë të lehtë për aktorë të këqij të vjedhin informacionet tuaja personale si fjalëkalime apo të dhëna bankare nëse jeni lidhur në një rrjet të tillë.

Gjithashtu rrezikoni të infektoni telefonin tuaj me maluer që mund të çojë tek mbyllja e aplikacioneve, mbinxehje e telefonit dhe shkurtim i jetëgjatësisë së baterisë.

Nëse përdorni Wi-Fi publike, sigurohuni që të jetë i mbrojtur me fjalëkalim dhe i enkriptuar. Gjithashtu nuk duhet të vizitoni uebsajte me informacione sensitive nëse jeni lidhur në një rrjet të tillë.

  1. Sjellje të gabuara me karikimin e telefonit

Edhe pse kapaciteti juaj i baterisë do të degradojë me kalimin e kohë, disa sjellje të këqija mund të përshpejtojnë këtë proces.

Për shembull të karikosh baterinë në 100% nuk është ideale për shëndetin e baterisë në të ardhmen. Kjo sepse bateria juaj ka një numër të kufizuar ciklesh karikimi dhe përsëritja e këtij procesi vetëm redukton performancën e saj.

Është e këshillueshme që telefoni të karikohet mes niveleve 30 deri në 80% sepse kështu do të përdorni më pak cikle karikimi dhe të rrisni jetëgjatësinë afatgjatë të baterisë.

Së fundi telefoni juaj gjatë karikimim do të nxehet, por nëse mbinxehet, atëherë mund ti shkarkohet dëm i pariparueshëm. /PCWorld Albanian