Analiza

71% e përdoruesve të internetit kanë versionin më të fundit të shfletuesit të tyre. E ju?

Publikuar , 06 Nëntor 2010
0
71% e përdoruesve të internetit kanë versionin më të fundit të shfletuesit të tyre. E ju?

Por të dhënat më të fundit nga Pingdom dhe StatCounter, tregojnë se 71 për qind i përdoruesve të internetit veçse kanë versionin më të fundit të ueb shfletuesit të tyre.

Falë mekanizimit të integruar të Chrome, versioni më stabil i Chrome (Chrome 7) tani fuqizon 90.6% të të gjithë përdoruesve të këtij shfletusi. Duke pasur parasysh ciklet e shpejta të paraqitjes të Chrome dhe praninë e gjerë të beta versioneve dhe versioneve zhvilluese, mundësitë janë më të mëdha që ata që nuk kanë Chrome 7, të kenë madje versione edhe më të reja të tij.

E sa i përket asaj se përdoruesit e Internet Explorer nuk po avancojnë në versionin më të ri të shfletuesit, nuk është ndonjë çudi. Vetëm 60.2 e përdoruesve të IE janë duke shfrytëzuar versionin 8.0. Numri total i përdoruesve të IE, vazhdimisht ka qenë në rënie e sipër dhe së fundi ka rënë edhe nën 50 për qind, por pavarësisht kësaj IE mbetet shfletuesi më i përdorur në ueb. Ndoshta versioni i ri IE9, do të jetë një pikë kthese, pasi që do të ofrojë shpejtësi dhe më shumë standarde sesa versionet e mëhershme. Tani për tani, gati më shumë se 14% e përdoruesve të internetit janë ende duke shfrytëzuar IE6, që është paraqitur me 27 gusht të vitit 2001.

A e keni ju versionin më të fundit të shfletuesit tuaj?

A jeni duke përdorur versionin më të ri dhe më të mirë të ueb shfletuesit të qejfit tuaj? A përdorni beta versionet e Chrome apo beta versionin më të ri të Firefox 4 për të qenë në maje të risive? Apo ende jeni shkelur nga rrota e historisë duke përdorur IE6 për shkak se administrator ka kyçur kompjuterin tuaj dhe ueb aplikacionet internet të kompanisë suaj punojnë vetëm në IE6? Na tregoni mendimin tuaj në komentet më poshtë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Videot YouTube për fëmijë dhe video lojëra marrin numrin më të lartë të shikimeve

Lajmet e fundit>