Lajmet

72 % e amerikanëve refuzojnë Google Glass: Arsyeja kryesore është privatësia

Publikuar , 11 Prill 2014
0
72 % e amerikanëve refuzojnë Google Glass: Arsyeja kryesore është privatësia

Google-Glass-PrivacyArsyeja kryesore se pse amerikanët nuk do të mbajnë Google Glass nuk është çmimi i tyre i lartë ose reputacioni i pakët. Arsyeja kryesore është privatësia. Nga një sondazh i fundit, i kryer nga firma kërkimore e tregut Toluna, rezultoi se 72% e amerikanëve kanë cituar shqetësime me privatësinë si arsyen më të madhe për mos përdorimin e Glass.

Të anketuarit ishin veçanërisht të shqetësuar për hakerët dhe aksimit të të dhënave personale duke përfshirë informacionet mbi vendndodhjet, raporton Adweek. Siguria ishte gjithashtu shqetësim i madh mes 1000 personave që kanë marrë pjesë në anketë. Shpërqendrimi ishte arsyeja e dytë për mospërdorimin e Glass. Më shumë se një e treta e të anketuarve shprehën shqetësime edhe rreth grabitjes.

“Google Glass nuk është ende në dispozicion për të gjithë, edhe pse është e qartë se një pjesë e madhe e individëve kanë shqetësime në lidhje me ndikimin e mundshëm në privatësi,” shprehet Mark Simon, drejtori menaxhues i Amerikës së Veriut në Toluna. “Kjo është diçka që Google dhe kompani të tjera të teknologjisë duhet të adresojnë para se produkti mund të përhapet në treg.”

Rezultati nxjerrin në pah debatin e vazhdueshëm në lidhje me përfshirjet në çështjen e privatësisë së Google Glass. Majin e kaluar, tetë anëtarë të Kongresit të SHBA-së i dërguan një letër CEO-s së Google-it, Larry Page, duke i kërkuar atij të përshkruante se si do ta trajtonte kompania çështjen e privatësisë, duke përfshirë edhe mbledhjen e të dhënave dhe ruajtjen në Glass. Google u përgjigj se veçori të tilla si njohja e fytyrës nuk do të shtohet në Glass pa siguruar më parë privatësinë e individëve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale, ky vend ka rritur kërkimin me 400% në këtë fushë

Lajmet e fundit>