Biznes

75% e popullsisë së botës do të ketë akses në 5G në 2027

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Nëntor 2021
Prodhuesi i njohur i pajisjeve të telekomunikacionit kishin parashikuar më herët 580 milionë përdorues dhe deri në 2027 4.4 miliardë përdorues të 5G-së. 75% e popullsisë së botës do të ketë akses në 5G në 2027

Kompania Suedeze Ericsson tha ditën e Marte se këtë vit numri i përdoruesve të teknologjisë 5G do të arrijë në 660 milionë.

Prodhuesi i njohur i pajisjeve të telekomunikacionit kishin parashikuar më herët 580 milionë përdorues dhe deri në 2027 4.4 miliardë përdorues të 5G-së.

Tashmë ka rishikuar parashikimet e veta dhe thotë se deri në 2027 plot 75% e popullsisë së botës do të kenë akses në 5G. Atë kohë 5G-ja do të jetë teknologjia dominuese ndërsa përdorimi i gjeneratës së kaluar 4G do të arrijë pikun pikërisht këtë vit.

Me rritjen e përdorimit të 5G-së, normalisht teknologjia 4G do të jetë në rënie të vazhdueshme. Ericsson tha se kërkesa e lartë në Kinë dhe Amerikën Veriore ka bërë që të rishohë parashikimet e veta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesori i ri për smartfonët e rangut të mesëm sjell rritje të ndjeshme performance