Lajmet

79% e prindërve flasin mbi internetin e sigurt me fëmijët e tyre

Publikuar , 06 Prill 2014
0
79% e prindërve flasin mbi internetin e sigurt me fëmijët e tyre

AP997829265153Të jesh prind në botën dixhitale nuk është e lehtë. Mbase fëmijët tuaj dinë më shumë gjëra për internetin sesa ju si dhe përdorin aplikacione dhe pajisje që nuk i keni dëgjuar asnjëherë. Me pak fjalë, nuk ka ndonjë mënyrë të lehtë se si mund t’i mbash fëmijët larg internetit apo smartfonëve. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të merrni njohuri të shumta mbi mënyrën se si ndërveprojnë fëmijët me teknologjinë si dhe të jeni në dijeni të faktit se sa duhet të shqetësoheni?

eBuyer ka mbledhur disa të dhëna nga një studim mbi aktivitetin online të fëmijëve dhe adoleshentëve. Rezultat janë mëse të pritshme: 95% e 12 deri 15 vjeçarëve kanë smartfonë, tabletë apo pajisje të tjera të ngjashme. Ndërkohë, ata kanë rreth 78 miq në Facebook që nuk i kanë takuar kurrë në jetën reale.

Pavarësisht këtyre të dhënave, rreth 83% e prindërve kanë besim tek fëmijët e tyre kur vjen puna tek përdorimi i internetit. Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre (79%), flasin mbi internetin e sigurt me ta.

Infografiku i mëposhtëm tregon më mirë mënyrën sesi navigon në ueb gjenerata dixhitale. (PCWorld Albanian)

Ebuyer-raising-the-digital-generation_101.04.14

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama prezantoi projektin "Biblioteka Dixhitale"

Lajmet e fundit>