Lajmet

8 shtojcat në Chrome dhe Firefox që kanë vjedhur të dhëna nga miliona përdorues

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Korrik 2019
0
Një grumbullim i tillë të dhënash nuk është autorizuar nga shfletuesi dhe përmbante edhe informacione sensitive si regjistra mjekësore dhe informacione të kartave të kreditit. 8 shtojcat në Chrome dhe Firefox që kanë vjedhur të dhëna nga miliona përdorues

Një hulumtues i sigurisë kibernetike, Sam Jidali, zbuloi një rrjedhje masive të të dhënave të përdoruesve nga 8 shtojca të ndryshme në Chrome dhe Firefox.

Këto shtojca kanë dërguar të dhënat e 45 kompanive të mëdha dhe 4 milionë individëve tek një firmë e quajtur “Nacho Analytics.” Shtojcat e Chrome dhe Firefox u quajtën “DataSpii” nga Jidali dhe ekipi i tij.

Çfarë të dhënash janë rrjedhur?

Këto shtojca kanë grumbulluar dhe shpërndarë të të dhënat e shfletimit të përdoruesve duke zbuluar informacione private për përdorues dhe një listë kompanish si Apple, Walmart, Amazon, 23AndMe, SpaceX, Skype etj.

Një grumbullim i tillë të dhënash nuk është autorizuar nga shfletuesi dhe përmbante edhe informacione sensitive si regjistra mjekësore dhe informacione të kartave të kreditit.

DataSpii ka grumbulluar edhe informacione rreth taksave, vendndodhjes GPS, shërbimeve cloud, profili gjenetike dhe historikun e blerjeve online.

Sipas raportit të Jidali, të dhënat korporative të grumbulluar gjithashtu janë sensitive që nga aktiviteti në kohë reale i punonjësve, tek struktura e rrjetit privat LAN, çelësa API, kode burimore të patentuara, kode aksesi në firewall dhe probleme sigurie zero ditore.

Shtojcat pas DataSpii

Kompanitë e prekura nga DataSpii dhe i përkasin listës Fortune 500. Ndërsa përdoruesit e Chrome dhe Firefox janë më të prekurit, edhe të tjerë si Opera janë ndikuar.

Shtojcat që cilat kanë vjedhur të dhënat janë:

  • Branded Surveys (Chrome)
  • FairShare Unlock (Chrome and Firefox)
  • HoverZoom (Chrome)
  • Panel Community Surveys (Chrome)
  • PanelMeasurement (Chrome)
  • SaveFrom.net Helper (Firefox)
  • SpeakIt! (Chrome)
  • SuperZoom (Chrome and Firefox)

Shtojcat tashmë janë hequr nga Google dhe Mozilla si dhe çaktivizuar në shfletuesit e përdoruesve. Nëse ato janë ende prezent tek ju mos hezitoni të fshini manualisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendet Evropiane refuzojnë ligjin që i trajton aplikacionet WhatsApp dhe Skype njëlloj si operatorët celularë

Lajmet e fundit>