Lajmet

8000 SMS për shërimin e fëmijëve

Publikuar , 17 Korrik 2009
0
8000 SMS për shërimin e fëmijëve

Donacionet e mbledhura përmes kësaj kampanje do të ndihmojnë dërgimin për shërim të 11 fëmijëve. Fëmijët e përzgjedhur janë deri në moshën 13 vjeçare, dhe përzgjedhja e këtyre fëmijëve për dërgim për shërim është bërë nga OJQH “Ti gëzojmë fëmijët”. Përfaqësues të kësaj organizate bënë të ditur se në pritje për dërgim në shërim jashtë vendit janë mbi 500 fëmijë. Kjo organizatë ende nuk ka mundur të merr ndonjë përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.

Përfaqësues të kësaj organizate përmendën disa raste të suksesshme të shërimit të fëmijëve jashtë vendit. Një nga rastet e veçuara ishte rasti i një vajze nga Gjilani e sëmurë nga Leukemia, për shërimin e së cilës janë dashur 175.000 euro, ku 100.000 euro kanë qenë donacion nga gazeta gjermane Bild dhe pjesa tjetër është siguruar nga OJQF “Ti gëzojmë fëmijët”

Kampanja vazhdon ende, kështu që mos harroni të dërgoni SMS me tekst “ndihmoj” në numrin 5050.

LEXO EDHE:  Së shpejti do të mund të kërkoni në Amazon duke përdorur Snapchat

Lajmet e fundit>