Biznes

82.4% e agjencive publicitare amerikane përdorin Facebook-un për marketing

Publikuar , 22 Dhjetor 2012
0
82.4% e agjencive publicitare amerikane përdorin Facebook-un për marketing

Facebook marketingNjë studim i realizuar nga kompania amerikane e marketingut Strata Marketing, ka arritur në përfundimin se 82.4% e agjencive publicitare amerikane përdorin Facebook-un si platformë komunikimi për fushatat e klientëve të tyre në mediat sociale.

Kjo shifër e lartë tregon se rrjeti social Facebook, mbetet një platformë e admiruar nga agjencitë publicitare për marketingun on line.

Numri i lartë në gjithë globin i përdoruesve të këtij rrjeti shoqëror nuk mund të injorohet nga këto agjenci apo vetë bizneset që duan të publikojnë dhe reklamojnë produktet e tyre.

Çuditërisht, Youtube renditet në vendin e dytë, ndërsa Twitter në vendin e tretë.

Marketingu me shpërndarjen e videove në Youtube është përdorur aktualisht nga 41,9 për qind e agjencive publicitare, ndërsa vetëm 36.5 për qind e tyre kanë përdorur rrjetin shoqëror Twitter.

Në renditje pastaj vijnë Google +, LinkedIn, Pinterest, Foursquare dhe Myspace. (PCWorld Albanian)

Facebook chart

LEXO EDHE:  Ja telefoni legjendar që do të "ringjallet" si një smartfon

Lajmet e fundit>