Analiza

9 lojërat më dëshpëruese të vitit 2011

Publikuar , 24 Dhjetor 2011
0
9 lojërat më dëshpëruese të vitit 2011

Duke u bazuar në punën e ekspertëve të Wired Magazine, Wired.com dhe Ars Technica ne kemi vendosur që para jush të sjellim rezultatet e analizës së tyre të përbashkët mbi lojërat që dëshpëruan në vitin 2011. Këto nuk do të duhej të jenë të konsideruara si lojërat më të lodhura të vitit, por më dëshpëruese mbi faktin se është pritur shumë më shumë prej tyre. 

Në vazhdim do të mund të lexoni një nga një mbi secilin prej këtyre titujve dëshpërues:

9. Dead Island

Loja përrfaqëson një arritje të madhe nga Axis Animation por për fat të keq ka një sërë gjërash që mungojnë për t’i dhënë vendin e merituar kësaj loje. Ajo që më së shumti dëshpëron është fakti i betejave jo-konsistente ku ndodh që të godisni me sopatë mbi gjoks armikun por ai thjeshtë e përballon atë goditje sikurse të mos kishit goditur fare. E ju godisni prap e tani goditja është shumë larg dhe çfarë ndodh është këputja e krahut të armikut…!!!

8. Hard Reset

Titulli për PC që ka pëfituar prej një fushate mbresëlënëse PR duke u shfaqur disa javë para publikut para se të ishte e gatshme si demo, dëshpëroi. U prit që të sjellë argëtim klasik FPS me grafika mbresëlënëse, ndodhi që të ketë sistem inovativ armësh por tregimi dhe aksioni në lojë ishin larg asaj që u prit. 

7. Jurassic Park

Duke u nisur prej titullit ju mund të prisni një lojë argëtuese, por në fakt është diçka më ndryshe, shumë më ndryshe. Në këtë lojë ju do të përjetoni disa aksione të shumta duke prekur disa butona të paktë, vetëm duke u ndier kinse jeni duke vepruar diçka. Tregimi është thjeshtë jointersant dhe ofron një ndjenjë sikurse po gjendeni në një pjesë të tretë të panevojshme të filmit. 

LEXO EDHE:  Përdorimi i telefonisë fikse, Shqipëria poshtë mesatares së rajonit

6. Titujt e lojërave për Nintendo 3DS

Konzolat zakonisht lansohen me një apo dy lojëra të fuqishme, disa tituj tjerë të kategorisë B dhe një sërë lojërash tjera kot fare. Nintendo ka pasur shumë më shumë prej dy kategorive të fundit kur lansoi Nintendo 3DS’in në mars, por pati pak gjëra prej kategorisë së parë. Nuk pati Mario, Zelda apo diçka tjetër legjendare. E nisur nga fakti se lojërat digjitale nuk u shfaqen deri në vonë në dyqanin e lojërave, 3DS debutoi heshturasi…

5. Assassin’s Creed Relevations

Seria e Assassin’s Creed ka nevojë për një goditje të madhe ndryshimi… titulli i këtij viti mund të shfaqet me shumë veçori të reja sikurse ajo “Den Defense” dhe disa gjëra tjera, por luajtja në formën hulumto dhe vrit në heshtje që dikur ishte e mirë,tani është e thatë dhe e mangët.

4. Twp Worlds II

Pas një turbulence që shkaktoi Two Worlds, gjëra pritej që të ishin shumë më mire në pjesën e dytë, por nuk ndodhi kështu. Two Worlds II ishte në fakt më e mire sesa paraardhësi, por ende ishte i pranishëm fakti që lojëtarët po ndiheshin çuditshëm me të. Me një ndërfaqe të çuditshme, tregim të parashikueshëm dhe disa gjëra të pakuptimta, Two Worlds II dukej një lojë që ju sfidonte të ndaloni së luajturi. 

3. Rage

Gjithnjë ka pasur shpresa për Rage. Gjersa historia nuk ka qenë e mire ndaj Doom 3, të gjithë kanë shpresuar se me kohë Rage mund të rikthehej siç duhet. Por ajo që u shfaq ishte një lojë e papjekur dhe me tregim jo-ekzistues dhe mekanizëm bezidsës argëtues që kishte mungesa të kuptimit apo pasojave. Përveç kësaj u shfaqën edhe shumë telashe për ata që e luajtën në PC dhe u kërkua një instalim shumë më i madh sesa për konzola. Rage mund të dukej i mire, por nuk pati asgjë prej asaj që pritet prej një loje që ka debutim të madh dhe me buxhet të madh…

LEXO EDHE:  Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

2. Dragon Age II

Në vitin 2009, BioWare shfaqi titullin RPG Dragon Age: Origins të cilin adhuruesit e lojërave e pritën me entuziazëm të jashtëzakonshëm. 15 muaj më vonë, u shfaq Dragon Age II të cilin shumë e pritën me dëshirë edhe më të madhe. Por në vend se të ketë aventura pëmes maleve dhe ujëdhesave, lojëtarët shpenzuan tërë kohën e tyre duke luftuar në një qytet të vetëm, që kishte emra të lodhur të distrikteve si “Darktown” dhe “Hightown”. Për shumë adhurues Dragon Age II ishte një “dëshprim epik”…

1.Duke Nukem Forever

Duke ishte kur ishte… duke lujtuar nëpër nivelin e parë të lojës ju mendoni se bëhet fjalë për diçka argëtuese, me grafikë të vjetër dhe një formë të luajtjes me humor të kohë pas kohëshëm, por ajo që paraqitet par ajuve është një lëmsh teknik me skena të pafundme të pritjeve, dhe nivele të thyera të argëtimit. Ky titull është pritur për vite me radhë, por përfundimisht asnjë minut pritjeje nuk ia ka vlejtur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>