Blog

9 pyetjet më të çuditshme që i janë bërë ndonjëherë personelit të Apple

Publikuar , 21 Janar 2013
0
9 pyetjet më të çuditshme që i janë bërë ndonjëherë personelit të Apple

Nuk është e çuditshme pse aksionet e Apple kanë rënë me 28% që prej shifrës më të lartë prej 700 $ në shtator. Mesa duket, shitësve po u vjen në majë të hundës me disa konsumatorë, si të themi, shumë sfidues.

Nëntë pyetjet e mëposhtme janë bërë nga konsumatorë të vërtetë, qoftë përmes telefonit, qoftë ballë për ballë me shitësit e Apple.

1. Pasi i kishin bërë dhuratë një produkt Apple, një grua mori në telefon dhe pyeti: “Çfarë është”? Ndërsa pajisjet e përshkroi si “shumë të rrafshët”.

2. Një vajzë telefonoi sepse nuk i punonte iPhone. Tha se: “ kishte diçka të ngjitshme mbi të” dhe a do t’ia rregullonin nëse e sillte në dyqan.

3. Një telefonues pyeti: “Si po ecën çmimi i aksioneve?” (Pikërisht, telefonoi në dyqan për të marrë këshilla mbi investimet)

4. Një burrë telefonoi për t’u ankuar mbi Siri-n. Tha se: “Siri nuk është ashtu siç duket në reklama; ai në fakt tingëllon më tepër si robot”.

5. Një grua telefonoi e trembur pasi i kishte rënë iPhone në një tualet publik dhe pyeti se çfarë mund të bënte. Të paktën shpresojmë që nuk po telefononte nga i njëjti telefon.

6. Një konsumator pyeti nëse kishte shanse që telefoni i tij të ishte dëmtuar nga lagështira pasi e kishte harruar në frigorifer.

7. Një zotëri pyeti nëse kompjuterët e Apple kishin Windows. Po, Microsoft Windows!

8. Një telefonues ishte i nevrikosur pasi Apple kishte zëvendësuar iPad 3 me versionin e ri. Ai këmbëngulte se kompania duhet t’ia zëvendësonte iPad 3 e tij që e kishte blerë shtatë a tetë muaj para me modelin e ri. Njësoj si të zëvendësosh 2012 Ford Explorer me atë të 2013-s.

LEXO EDHE:  Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

9. Dikush, duke marrë informacion mbi çmimet e kompjuterëve të rinj, pyeti: “Po interneti përfshihet”? (PCWorld Albanian)

Apple questions

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>