Lajmet

9 shtojca në Chrome që duhet t’i provoni

Publikuar , 05 Prill 2014
0
9 shtojca në Chrome që duhet t’i provoni

google_chrome-logoShfletuesi i Google vjen me një numër të madh shtojcash që ju lejojnë të kostumizoni sipas dëshirës pamjen e shfletuesit, deri në shkronja. Ato janë të shkarkueshme dhe mund të modifikojnë faqen e Chrome, duke ofruar një eksperiencë të veçantë në internet. Më poshtë gjeni të shoqëruara me foto një selektim prej 9 shtojcash të Google Chrome që janë ndër më të veçantat e të pazakontat që duhet me patjetër t’i provoni.

Millennials, Begone!

Në një numër të madh faqesh në internet gjendet fjala “millennial” (fjalë që përshkruan dikë me kulturën moderne të mijëvjeçarit të ri). Kjo mund të duket pak e bezdisshme për përdoruesit që mund të jenë më të rritur në moshë. Shtojca Millennials, Begone! u jep përdoruesve mundësinë që ta ndryshojnë fjalën kur shfaqet në një faqe interneti dhe shtojca automatikisht e zëvendëson fjalën me “pesky whipper-snapper”.

Mustachio

Nëse doni të qeshni me miqtë tuaj, kjo shtojcë është një zgjedhje e mirë. Me anë të saj, shfletuesi i shton mustaqe çdo fotoje në internet në të cilën zbulon fytyrë njerëzore.

nCage

Shtocja më e mirë për fansat e Nicholas Cage. Kjo shtojcë shndërron çdo foto në internet në një foto të aktorit Nicholas Cage.

Unfriend notifications

Kjo është një shtojcë e mirë për përdoruesit e Facebook. Një lajmërim u shkon përdoruesve kur ata hiqen nga lista e miqve të tyre në Facebook. Kjo mund të jetë edhe një shkak i mirë për zënka.

Nothing

Ashtu siç e thotë edhe fjala, kjo shtojcë praktikisht nuk bën asgjë. Ajo thjesht instalohet dhe nuk ka asnjë funksion e mesa duket, emri interesant ka sjellë 6454 raporte vlerësimi për të. Momentalisht kjo shtojcë ka një renditje me pesë yje. Dhe po, është pjesë e gjërave argëtuese që gjenden në internet.

LEXO EDHE:  Gjuha e programimit që u mëson fëmijëve të verbër të kodojnë

No Miley Cyrus

Një pjesë e mirë e përdoruesve nuk është se e kanë shumë përzemërt Miley Cyrus. Me anë të kësaj shtojce, ata mund të navigojnë në internet pa pasur merak se do t’u shfaqet ndonjë foto e saj diku në rrjet. Shtojca bën të mundur mjegullimin e fotove të këngëtares.

Jailbreak the Patriarchy

Jailbreak the Patriarchy është një shtojcë që zëvendëson një gjini me tjetrën. Për shembull, nëse në një faqe shkruhet në tekst “ai”, kjo shtojcë e bën tekstin “ajo”. Fjalën “baba” e zëvendësohet me “nënë”. Fjalia “Ai e donte shumë nënën e tij” zëvendësohet me “Ajo e donte shumë babain e saj”. (Vetëm në anglisht).

So wow, much Doge

Për fansat e memeve në internet, kjo është një ndër shtojcat më qesharake. Foto të Doge do të shfaqen gjithandej në faqe që hapen me mbishkrimin “So wow”

Upside Down

Një mënyrë e mirë për t’i bërë ndonjë rreng miqve. Kjo shtojcë kthen çdo faqe përmbys, pa ndryshuar asgjë tjetër veç orientimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>