Blog

9 vite burg për një inxhinier të Microsoft që vodhi 10 milionë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2020
0
Nga 2016 deri në 2018-ën, Volodymyr Kvashuk ka punuar për Microsoft si testues duke bërë porosi në mënyrë që Microsoft të sigurohej se çdo gjë po shkonte siç duhej. 9 vite burg për një inxhinier të Microsoft që vodhi 10 milionë dollarë

Një ish inxhinier i Microsoft nga Ukraina është dënuar me 9 vite burgim për vjedhjen e mëse 10 milionë dollarë në kredit për blerjet në dyqanet online të kompanisë.

Nga 2016 deri në 2018-ën, Volodymyr Kvashuk ka punuar për Microsoft si testues duke bërë porosi në mënyrë që Microsoft të sigurohej se çdo gjë po shkonte siç duhej.

Softueri automatikisht parandalonte dërgesat e produkteve fizike për testuesit si Kvashuk. Por kjo nuk ka funksionuar me kartat virtuale dhuratë. Kështu 26 vjeçari zbuloi se mund të përdorte llogarinë e tij testuese për të blerë kredit në dyqanin online të Microsoft dhe me të më pas të blinte produkte reale.

Fillimisht Kvashuk bleu një abonim Office dhe disa karta grafike dhe askujt nuk i ra në vëmendje një blerje kaq e vogël derisa lëvizjet e tij u bënë më të dukshme. Në fund të 2017-ës dhe fillim të 2018-ës ai vodhi miliona dollarë kredit dyqani online nga Microsoft dhe i rishiti online për bitcoin që më pas i konvertoi në para përmes Coinbase.

Prokurorët Amerikanë thanë se ai grumbulloi një pasuri prej 2.8 milionë dollarë prej të cilave 160 mijë i përdori për të blerë një Tesla dhe 1.6 milionë dollarë për një shtëpi. Ndërsa veprimet e tij të jashtëligjshme nuk ndaluan, pak bëri për ti mbuluar ato.

Në një moment ndërsa vjedhja u bë më e madhe, ai përdori llogari testuese nga kolegët e tij për të bërë blerje të tjera. Nganjëherë kishte përdorur VPN me të njëjtën adresë IP për të aksesuar llogari të ndryshme dhe prokurorët kështu bënë lidhjen mes llogarive të tij dhe të tjerave që kishte hapur me adresën IP të VPN.

LEXO EDHE:  Anonymous thotë se TikTok është krijuar nga qeveria Kineze për të përgjuar

Kavshuk është urdhëruar të paguajë 8.3 milionë dollarë edhe pse nuk dihet se ku do ti marrë pas shpenzimeve të tij të çmendura. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft