Lajmet

9 vjeçari Pranav Kalyan është eksperti më i ri i certifikuar i Microsoft-it

Publikuar , 17 Janar 2013
0
9 vjeçari Pranav Kalyan është eksperti më i ri i certifikuar i Microsoft-it

Pranav KalyanNëntë vjeçari me origjinë indiane Pranav Kalyan, i cili ndjek klasën e katërt të shkollës fillore në Kaliforni, u bë eksperti më i ri i certifikuar për teknologjinë e Microsoft-it (MCTS) duke kaluar testin ASP.NET Framework 3.5.  

Para Pranav-it ishte Babar Iqbal nga Dubai, i cili testin MCTS e kaloi si 12 vjeçar.  

Në një intervistë për Times of India, babai krenar i Pranav-it tha se ai si fëmijë ishtë më shumë i interesuar për kompjuterë sesa për lodra dhe se njohuritë e tij të hershme të matematikës e kanë ndihmuar atë të fillojë të shkruajë programe të vogla kompjuterike. 

Pasi  zotëroj HTML-në e thjeshtë, Pranav vendosi ta marrë testin MCTS.

Për këtë test ai u përgatit intensivisht për 18 muaj, duke kaluar edhe deri në tetë orë para kompjuterit gjatë pushimeve shkollore dhe festave. (PCWorld Albanian) 

LEXO EDHE:  Microsoft zbuloi se Minecraft ka 112 milionë lojtarë aktivë

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>