Analiza

90 për qind e udhëtarëve nga SHBA nuk largohen nga shtëpia pa telefonët celularë

Publikuar , 23 Prill 2014
0
90 për qind e udhëtarëve nga SHBA nuk largohen nga shtëpia pa telefonët celularë

Phone-PlaneSipas një sondazhi të lëshuar nga TripAdvisor gjatë të mërkurës, në SHBA, 90 për qind e personave që udhëtojnë thonë që i përdorin telefonat e tyre celularë kur janë në udhëtime. Kur shqyrtohet që 90 për qind e adoleshentëve amerikanë, shifër kjo e ofruar nga Pew Research, është e qartë që pajisjet mobile janë një fiksim i vazhduar për një numër të madh të njerëzve.

Derisa janë në pushime, udhëtarët nga SHBA-ja përdorin telefonat e tyre celularë si për biznese, ashtu edhe gjatë kohës së lirë. Sipas TripAdvisor, 52 për qind e udhëtarëve përdorin telefonat e tyre për të shikuar për gjëra që duan të bëjnë, 62 për qind përdorin telefona për të gjetur restorante dhe 73 për qind mbështeten në telefonat e tyre për t’u orientuar në gjetjen e rrugëve.

Ndonëse 62 për qind e udhëtarëve thanë që ishin duke përdorur telefonin e tyre për të kontrolluar emaila derisa ishin në pushime, pati një rënie: vetëm 31 për qind thanë që ishin duke shikuar emaila biznesi.

Përdorimi i telefonave celularë është bërë gjë krejt normale dhe i pranishëm kudo, por rezervimet nëpërmjet pajisjeve mobile ende mund të kenë hapësirë për t’u rritur. Vetëm 27 për qind e udhëtarëve thanë që përdornin telefonat e tyre për të shikuar për hotele dhe vetëm 45 për qind e hoteleve ua mundësojnë udhëtarëve që të bëjnë rezervimin e dhomave nga një pajisje mobile. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ambasadat Evropiane në shënjestër të hakerëve Rusë

Lajmet e fundit>