Lajmet

Aplikacionet e Google në mbështetje të 900 milion njerëzve me humbje dëgjimi

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Google lançoi dy funksione të reja për telefonët Android të cilët do të ndihmojnë 900 milion njerëz në mbarë botën për të cilët Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të vuajnë nga humbja e dëgjimit. Aplikacionet e Google në mbështetje të 900 milion njerëzve me humbje dëgjimi

Nga dita e Hëne Google lançoi dy funksione të reja për telefonët Android të cilët do të ndihmojnë 900 milion njerëz në mbarë botën për të cilët Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të vuajnë nga humbja e dëgjimit deri në 2055.

Funksionet në të vërtetë janë dy aplikacione Android quajtur Live Transcribe dhe Sound Amplifier. Aplikacioni Live Transcribe konverton fjalë në gjeste duke përdorur mikrofonin e telefonit ndërsa Sound Amplifier shërben për të filtruar dhe amplifikuar zërat në ambientet për rreth.

Rrit volumin e tingujve të ulët ndërsa duke mos e tepruar me tingujt e lartë. Ky i fundit mund të përshtatet me slider dhe butonët të cilët përdoren për të reduktuar dhe minimizuar shpërqendrimet në sfond.

Sound Amplifier do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme për përdoruesit e Android ndërsa Google thotë se Live Transcribe do të vijë në formën e një beta të kufizuar. Gjithashtu telefonët me Pixel 3 kanë aplikacionet e integruara.

Ju mund të regjistroheni në këtë lidhje për të mësuar kur do të jetë i disponueshëm gjerësisht.

Në një postim në blog Google tregon sesi aplikacionet mund të përdoren. Hulumtuesit Dimitri Kanevsky në video tregon se kompania ka punuar për 30 vite me radhë në teknologjinë e njohjes së komunikimit.

Ai vetë vuan nga humbja e dëgjimit që nga fëmijëria. Ai përdoret një pajisje të quajtur CART për të komunikuar me njerëzit megjithatë nuk ishte e përdorshme në çdo situatë.

Është pikërisht kjo që inspiroi atë të punonte me ekipin e aksesibilitetit të Google për të ndërtuar mjetet që do ta bënin më të lehtë jetën e Dimitry. Rezultati është Live Transcribe, një aplikacion i cili fjalët i kthen në gjeste.

LEXO EDHE:  Apple shpërthen në akuza ndaj Google

Google thotë se aplikacioni u jep përdoruesve më shumë pavarësi në jetën e përditshme. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>