Lajmet

900 milionë përdorues të iPhone janë në rrezik dhe Apple nuk ka bërë asgjë

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Maj 2020
0
Apple ka premtuar ta adresojë problemin me iOS 13.5, që është lajm i mirë për ata që kanë një iPhone 6S dhe më lart. Por pyetja e madhe është nëse Apple do të dërgojë përditësime edhe ata që kanë iPhone më të vjetër sesa iPhone 6S. 900 milionë përdorues të iPhone janë në rrezik dhe Apple nuk ka bërë asgjë

Në muajin Prill Apple pranoi se çdo iPhone i hedhur në treg në 8 vitet e fundit ishte i ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike përmes aplikacionit Mail në iOS.

Atë kohë kompania hodhi poshtë rëndësinë e këtij problemi sigurie me argumentin se nuk ka gjetur prova që po shfrytëzohet nga hakerët. Por një ekspert i ZecOps që ka zbuluar problemin e sigurisë, kishte kontaktuar me Forbes duke i vënë në dijeni se po shfrytëzohet nga hakerët e madje është shfrytëzuar sipas tij që prej një dekade.

Ne kemi vijuar hulumtimin tonë dhe kemi prova që ky problem sigurie por përdoret për ekzekutim kodi arbitrar në telefonët e përdoruesve. Për fat jo të mirë Apple ka vendosur të mos e adresojë,” tha Zuk Avraham CEO i ZecOps.

Në një postim në blogun e kompanisë, ZecOps ka detajuar gjetjet e reja ku shpjegon jo vetëm problemin por edhe mënyrën sesi po shfrytëzohet, dhe është prezent tek të gjithë iPhone e prezantuar nga 22 Tetori 2010 e deri më sot.

Apple ka premtuar ta adresojë problemin me iOS 13.5, që është lajm i mirë për ata që kanë një iPhone 6S dhe më lart. Por pyetja e madhe është nëse Apple do të dërgojë përditësime edhe ata që kanë iPhone më të vjetër sesa iPhone 6S.

iPhone 6 është smartfoni më i shitur i kompanisë në histori dhe ende vijon të shitet përmes partnerëve të Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Microsoft është ajo çfarë përdoruesit kanë kërkuar