Lajmet

99% e shqiptarëve kanë internet me shpejtësi më të lartë sesa 2Mbps

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2020
99% e pajtimtarëve kanë internet më shpejtësi më të lartë sesa 2Mbps. Shpejtësia më e përdorur është 4-10Mbps me 53% të lidhjeve ndjekur nga 10-30Mbps. 99% e shqiptarëve kanë internet me shpejtësi më të lartë sesa 2Mbps

Në fund të 2019-ës 60% e familjeve shqiptare kishin akses në internetin broadband fiks ndërsa për popullsi kjo shifër është disa herë më të ulët në 15.6%.

Sipas raportit të publikuar së fundi nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), norma e penetrimit të këtij shërbime dhe pse ka shfaqur rritje të qëndrueshme, është shumë më e ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së.

Tirana ka normën më të lartë të penetrimit për popullsi, ndjekur nga Korça, Vlora, Gjirokastra, Shkodra, Elbasani. Mesatarisht norma e penetrimit për popullsi është 25% në zonat urbane dhe 5% në zonat rurale.

Në total fundi i 2019-ës e gjeti Shqipërinë me afro 436 mijë linja interneti fiks në shtëpi, një rritje me 20% krahasuar me 2018-ën. Operatori më i madh është ALBtelecom me 133 mijë pajtimtarë, ndjekur nga Abcom me 74 mijë, Tring, 52 mijë dhe Abissnet me 40 mijë.

Teknologjitë më të përdorura për ofrimin e shërbimit të internetit janë DSL me 39% të lidhjeve, fibër optike me 31% të lidhjeve, kabllore 18%, linjë bakri 8% dhe 4% lloje të tjera.

99% e pajtimtarëve kanë internet më shpejtësi më të lartë sesa 2Mbps. Shpejtësia më e përdorur është 4-10Mbps me 53% të lidhjeve ndjekur nga 10-30Mbps.

AKEP tha se rritje ka shënuar edhe segmenti mbi 1Gbps nga 141 pajtimtarë në 2018-ën në 553 në 2019. Po gjatë vitit të kaluar u dha me qira plot 208Gbps.

ALBtelecom dominon dhënien me qira të infrastrukturës duke ofruar 66% të fibrës optike dhe 95% të tubacioneve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  PayPal bën lëvizjen e papritur në industrinë e kriptomonedhave