Analiza

A do të jenë fitimtarë konsumatorët në “betejën” e prodhuesve për smartfonë me kosto të ulët

Publikuar , 06 Dhjetor 2014
0
A do të jenë fitimtarë konsumatorët në “betejën” e prodhuesve për smartfonë me kosto të ulët

smartphones-flashy-100027600-largeNëse keni në plan të blini një telefon me kosto të ulët i cili mbështet LTE, ekran HD dhe një paraqitje të mirë, vitin e ardhshëm do e keni këtë mundësi sepse konkurrenca për çmime të ulëta mes prodhuesve po rritet. Prodhuesit e smartfonëve gjithnjë kanë shpenzuar shumë kohë në zhvillimin e smartfonëve të një niveli mesatar dhe të ulët. Por konkurrenca në rritje do të rezultojë në disa përmirësime mjaft të mira dhe reale për konsumatorët në vitin 2015.

Këtë vit, ishte zhgënjyese të shikoje tek smartfonët e segmentit 200 dollar nuk sollën përditësime madhore. Motorola Moto E dhe Moto G nuk mbështesnin LTE, dhe shfaqja e disa produkteve konkurruese si HTC 510 dhe LG G2 karakterizoheshin nga ekrane me rezolucion të ulët.

Veçoritë Premium do të shndërrohen në komponentë esencial

Por vitin e ardhshëm, që të dyja LTE dhe ekranet e një rezolucioni të lartë, do të shndërrohen në veçori standarde të modeleve të nivelit të ulët kjo falë disponueshmërisë së çipeve më të mira. Për shembull, familja Qualcomm Snapdragon 200, e cili është përdorur në smartfonët e tillë si Moto E dhe Microsoft Lumia 535, do të pajiset me mbështetje për LTE me modelin 210 vitin e ardhshëm. Ky çip i ri do të fuqizojë telefonët dhe tabletët përgjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

Por Qualcomm nuk është i vetmi prodhues çipesh që po ndihmon në uljen e kostos së smartfonëve LTE. Një presion i lartë vjen edhe nga konkurrentët ku MediaTek është një lojtar kyç. Vitin e ardhshëm çmimi i smartfonëve do të bjerë deri në 50 Euro. Pajisjet e fuqizuara nga Snapdragon 210 mund të pajisen me kamerë 8 Megapixel si dhe të kapin video full HD dhe karakterizohen nga ekrane 720p. Qualcomm gjithashtu po shton teknologjinë Quick Charge 2.0 e dizenjuar për të reduktuar kohën e duhur për ngarkimin e baterive. Deri tani kjo teknologji ka qenë e disponueshme vetëm në telefonët e një niveli të lartë.

LEXO EDHE:  5 mite të Bluetooth që duhet ti injoroni

Ekranet me kosto më të ulët do të sjellin edhe avantazhet e ekraneve me rezolucion HD. Në muajin gusht, çmimi mesatar i një moduli 5 inç IPS ka rënë me 44 % në 14 dollarë. Prodhuesit kanë kohë që po punojnë në kamera më të mira për smartfonët dhe vitin e ardhshëm ky trend do të vazhdojë me tej. Kamera frontale më cilësore ka qenë trendi i këtij viti, por kryesisht në produkte me kosto të lartë. Por ju themi të prisni që prodhuesit të ndjekin hapat e Microsoft i cili vendosi një kamerë 5 Megapixel me kënd të gjerë në Lumia 535.

Konkurrenca Kineze

Nuk është vetëm konkurrenca mes prodhuesve të çipeve që do të rezultojë në produkte më të mira. Një betejë mes prodhuesve elitarë të smartfonëve veçanërisht Samsung Electronics dhe atyre kineze si Xiamo, Oppo dhe OnePlus do të sjellë dizajnë me të mira gjithashtu.

Telashet e Samsung lidhur më këtë gjë tashmë janë dokumentuar. Pajisje më kompetitive të një niveli të ulët dhe mesatar me çmime që variojnë nga 200 deri në 400 dollar përbëjnë portofolin e ri të produkteve Samsung. Fakti se Samsung përdor gjerësisht plastikën dhe jo metalin ka rezultuar të jetë një dobësi kyçe, por kjo ka filluar të ndryshojë. Lançimi më i fundit i Galaxy A3 me një trup metalik, tregon se kompania do të përdorë produkte me material premium në të ardhmen madje edhe në pajisje të nivelit të ulët.

Gjithashtu vitin e ardhshëm, dizajnet premium do të shënojnë edhe kapërcimin e këtij hendeku në smartfonët me kosto të ulët. Komponentë me kosto më të ulët do të krijojnë më shumë hapësira për zhvillimin e produkteve më lëmuara dhe më të holla. E gjitha kjo u jep përdoruesve një shkallë më të lartë lirie zgjedhjeje. Nuk do të keni më nevojë të nënshkruani një kontratë 2 vjeçare për të blerë një telefonë më të mirë që kushton disa qindra dollar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft sjell plane të reja për OneDrive dhe siguri më të lartë

Lajmet e fundit>