Harduer

A do të prezantojë Samsung telefonin me ekran me palosje javën e ardhshme?

Publikuar , 11 Shkurt 2019
0
Detajet do të vinë javën e ardhshme konfirmoi Samsung. Telefonët me ekrane që palosen janë shndërruar në trend muajt e fundit. A do të prezantojë Samsung telefonin me ekran me palosje javën e ardhshme?

Samsung është vetëm një javë nga debutimi i flagshipit Galaxy S10. Kompania do të mbajë aktivitetin e prezantimit me 20 Shkurt, por jo e gjitha fillon dhe mbaron tek flagshipi.

Samsung publikoi një video këtë mëngjes e cila përshkruan një telefon me palosje.

Detajet do të vinë javën e ardhshme konfirmoi Samsung. Telefonët me ekrane që palosen janë shndërruar në trend muajt e fundit kur gjigandi Korean na dha një paraqitje të telefonit në Nëntor.

Ishte një zbulim interesant por përtej një ekzekutivi që mban telefonin në dorë, nuk pamë gjë tjetër nga aktivitet.

Nuk dihet nëse telefoni do të debutojë të Mërkuren e ardhshme së bashku me Galaxy s10. Mbase Samsung do ti japë botës akses për herë të parë tek ky telefon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët Rusë kanë hakuar rrjetet elektrike Amerikane: Wall Street Journal

Lajmet e fundit>