Analiza

A do të shfaqë Amazon, tabletin Kindle Fire gjatë eventit në shtator?

Publikuar , 25 Gusht 2012
0
A do të shfaqë Amazon, tabletin Kindle Fire gjatë eventit në shtator?

Saktësisht, 2 javë nga sot, në 6 shtator 2012, Amazon do të mbajë një konferencë për shtyp në Santa Monica, Kaliforni, sipas ftesave të dërguara pjesëtarëve të shtypit.

Dihet me siguri që Amazon do të lançojë një linjë të re produktesh Kindle gjatë asaj kohe dhe në qoftë se e-trailers planifikon të shfaqë tabletën Kindle Fire, a mund të ketë ndonjë kohë më të mirë se kjo?

Ka thashetheme se Amazon po punon në një tablet Kindle Fire 10-inç, i cila konkurron me iPad-in e Apple, edhe pse asgjë nuk është konkrete.

Sipas këtyre zërave, Kindle Fire do të ketë një proçesor Quad-Core, kamera frontale, portë micro USB dhe ndoshta dalje HDMI.

Këto informata nuk vijnë nga burime të pasigurta. Sipas Reuters, Presidenti i Staples Demos Parneros, kohët e fundit ka deklaruar se Amazon po përgatitet të shfaqë 5 ose 6 tableta SKU, ndërmjet atyre dhe një model 10-inç.

Do të ishte interesante të shikonim nëse Amazon do të zbulojë një gjeneratë të dytë, Kindle Fire 7-inç javën tjetër për të konkurruar me tabletin e Google, Nexus 7.

LEXO EDHE:  Facebook mbyll 212 llogari dhe faqe në Kosovë dhe Maqedoni me 685 mijë ndjekës

Lajmet e fundit>