Harduer

A do të shtrenjtohen iPhone e vitit të ardhshëm nga teknologjia 5G?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Dhjetor 2019
0
Rrjetet 5G aktuale të cilat kanë filluar të bëhen të disponueshme ofrojnë shpejtësi më të larta shkarkimi dhe performancë më të lartë sesa rrjetet 4G LTE. A do të shtrenjtohen iPhone e vitit të ardhshëm nga teknologjia 5G?

Apple nuk do të rrisë çmimin e telefonëve të ardhshëm edhe pse do të kenë teknologjinë 5G sipas analistit të njohur Ming-Chi Kuo.

Kuo më parë kishte thënë se Apple do të lançojë pesë telefonë 5G në 2020 ku 4 prej tyre janë të segmentit të lartë. Por pavarësisht rritjes së kostove të prodhimit, Apple do të kursejë para në zinxhirin e furnizimit për të mos rritur koston finale të telefonëve.

Rrjetet 5G aktuale të cilat kanë filluar të bëhen të disponueshme ofrojnë shpejtësi më të larta shkarkimi dhe performancë më të lartë sesa rrjetet 4G LTE. Samsung, LG, Motorola dhe OnePlus shesin aktualisht telefonë 5G por Apple ende jo.

Analisti në fjalë ka thënë më herët se Apple mund ti rikthehet dizajnin të iPhone 4 me modelet e reja i cili vendosin standardet e mbarë industrisë.

Aktualisht çmimet për iPhone 11 fillojnë nga 699 dollarë, për iPhone 11 Pro nga 999 dollarë dhe iPhone 11 Pro Max 1,099 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple publikoi iOS 12.2 me shërbimin e ri të lajmeve dhe animoji të rinj

Lajmet e fundit>