Analiza

A e dini pse programimi është konsideruar më parë punë për femra

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
A e dini pse programimi është konsideruar më parë punë për femra

programinSot në botën e programimit mbizotërojnë meshkujt dhe madje me një përqindje të madhe, por nuk ishte kështu gjithmonë, në fakt programimi së pari ishte i dedikuar për femra.

Nëse kthemi në vitin e largët1960, kur kompjuterët ishin të mëdhenj dhe të limituar, ishin femrat ato të cilat ishin përcaktuar të programonin.

“Ti thoshin kompjuterit se çfarë të bëjë dhe si ta bëj, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për parashikim e motit apo dërgimin e njoftimit të llogarisë nga dyqanet lokale, tingëllon si punë për femra. Kjo është sikurse të planifikoni darkën”, kishte thënë Dr. Grace Hopper, shkencëtare në kompaninë e mëparshme Univac.

Më tej, Hopper për Cosmopolitan të vitit 1967, kishte prekur se si femrat janë “natyrale” në programim sepse janë të durueshme dhe u kushtojnë rëndësi detajeve.

Sot programimin kryesisht e bëjnë meshkujt, kështu që nga viti 2008 deri 2011 vetëm 18% të femrave kanë marrë diplomën nga shkencat kompjuterike.

Në vazhdim mund të shihni një pjesë të shkëputur nga artikulli dhe disa fotografi të femrës e cila programonte, megjithëse në mënyrë krejtësisht të ndryshme nga mënyra e programimit që bëhet sot. (PCWorld Albanian)

computer girl

LEXO EDHE:  Video loja që po çmend internetin thyen rekordet e Fortnite

Tags >

programim
Lajmet e fundit>