Lajmet

A e dini se në Windows 10 keni dy shfletues Edge të instaluar?

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2021
U tha fillimisht se do të ishte fundi i këtij viti por Microsoft ka vendosur ta largojë më 13 Prill, ndërsa mbështetja për të mbaron më 9 Mars. A e dini se në Windows 10 keni dy shfletues Edge të instaluar?

Windows 10 aktualisht ka dy versione të Edge së bashku me Internet Explorer, por së shpejti numri i shfletuesve të Microsoft në sistemin operativ do të reduktohet nga 3 në 2.

Gjiganti i softuerit konfirmoi zyrtarisht se shfletuesi i vjetër Edge jo-Chromium do të hiqet prej Windows 10-ës.

Aktualisht janë dy versionet Chromium dhe versioni që erdhi me debutimin e parë të Windows 10-ës. Nëse tashmë keni kaluar në variantin Chromium, ju themi se versioni i vjetër vazhdon të jetë aty në sfond.

Megjithatë me një përditësim Microsoft versioni i vjetër i Edge do ti përkasë historisë duke u hequr nga Windows 10-ta. Detajet e para të kësaj lëvizjeje janë zbuluar në versionet eksperimentale të Windows 10-ës nga insajderët.

U tha fillimisht se do të ishte fundi i këtij viti por Microsoft ka vendosur ta largojë më 13 Prill, ndërsa mbështetja për të mbaron më 9 Mars. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chrome eliminon nevojën për një menaxher fjalëkalimesh