Lajmet

A e dinit se mund të raportoni uebsajte problematike tek Google?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Qershor 2019
0
Nëse vëreni sjellje të pazakonta ju mund ta raportoni faqen tek Google. Nëse ka mjaftueshëm raportime Google do të inspektojë sajtin dhe ti japë një paralajmërim të “kuq” nëse vërtetë është problematik. A e dinit se mund të raportoni uebsajte problematike tek Google?

Nëse keni përdorur Chrome për një kohë të gjatë, me shumë gjasa jeni hasur me një faqe me sfond të kuq i cili në fakt është një paralajmërim i Shfletimit të Sigurtë të Google, një masë sigurie që ju mbronte nga sajtet e infektuara me maluer.

Nëse përpiqeshit të hapni një sajt problematik, kjo pamje ju bllokonte sajtin megjithatë ju mund ta anashkalonit dhe vizitonit faqen gjithsesi.

Ndërsa kjo mjafton për tu mbrojtur nga maulerë të rrezikshëm dhe uebsajte problematike që nuk do të donit të ishit në to, Google gjithashtu ka vendosur të ofrojë mjete shtesë për të kontrolluar statusin e “Shfletimit të Sigurtë” së bashku me një shtojcë të re për raportimin e sajteve të dyshimta.

Pasi ta instaloni shtojcën në këtë lidhje, ikona e saj do të tregojë nëse uebsajti që po vizitoni është i dyshimtë ose jo.

Nëse vëreni sjellje të pazakonta ju mund ta raportoni faqen tek Google. Nëse ka mjaftueshëm raportime Google do të inspektojë sajtin dhe ti japë një paralajmërim të “kuq” nëse vërtetë është problematik.

Me pak fjalë ju po ndihmoni qytetarët e tjerë dixhitalë të qëndrojnë të sigurtë online duke raportuar uebsajte potencialisht të rrezikshme. Megjithatë kujdes dhe mos raportoni sajte me të cilat thjeshtë i urreni sepse Google nuk do ti marrë në konsideratë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lyft del në bursë, vlerësohet me 25 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>