Lajmet

A e ka parakaluar Microsoft Teams rivalin Slack?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Korrik 2019
0
Teams numëron 13 milionë përdorues aktivë në ditë tha Microsoft dhe 19 milionë përdorues aktivë në javë. Gjithashtu kompania mburret me faktin se Teams përdoret nga 91 prej 100 kompanive Fortune 100. A e ka parakaluar Microsoft Teams rivalin Slack?

Konkurrenti dy vjeçar i Microsoft përballë Slack, është aplikacioni me rritjen më të shpejtë në historinë e kompanisë.

Këtë ka thënë Microsoft për aplikacionin Teams dhe për herë të parë ka vendosur të tregojë numrin e vërtetë të përdoruesve.

Teams numëron 13 milionë përdorues aktivë në ditë tha Microsoft dhe 19 milionë përdorues aktivë në javë. Gjithashtu kompania mburret me faktin se Teams përdoret nga 91 prej 100 kompanive Fortune 100.

Numri më i fundit zyrtar nga konkurrenti Slack ishte 10 milionë përdorues aktivë në ditë në Janar. Por pa një përditësim nga Slack është e vështirë të thuhet nëse Teams ka numër më të lartë përdoruesish vetëm nëse rritja e Slack ka ngelur në vend.

Përveç shifrave Microsoft prezantoi edhe disa veçori të reja në Teams nga njoftimet prioritare, tek leximi i mesazheve të marra, mjete të tjera moderizimi me opsione të postimit në disa kanale Teams. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft rekord të ardhurash

Lajmet e fundit>