Harduer

A është 2020 viti i telefonëve me ekran që palosen?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Dhjetor 2019
0
Siç kemi parë, ky lloj hardueri është shumë e vështirë për tu bërë siç duhet. Megjithatë me Galaxy Fold dhe shifrat e para, kemi mësuar se konsumatorët janë të interesuar. A është 2020 viti i telefonëve me ekran që palosen?

Motorola njoftoi se ka shtyrë debutimin e telefonit të ri Razr, një version i përditësuar i telefonit me kapakë të 2005 që ka një ekran vertikal me palosje.

Pajisja, me një çmim prej 1,500 dollarësh, duhej të fillonte shitjet më 26 Dhjetor në SHBA. Kompania mëmë, Lenovo, fajësoi popullaritetin e Razr duke thënë se kërkesa ka tejkaluar furnizimin.

Por nga ana tjetër është shembull se telefonët me ekrane me palosje kanë probleme. Motorola thotë se shtyrja nuk do të jetë problem por ende nuk ka dhënë një datë debutimi.

Ndërsa çmimi prej 1,500 dollarësh mund të duket i lartë, Razr vjen pas dy rivalëve Samsung Galaxy Fold që kushton 1980 dollarë dhe Huawei Mate X që kushton 2600 dollarë.

Samsung gjithashtu shtyu debutimin e Galaxy Fold në Prill pasi analistët gjetën probleme me telefonin. Huawei ndoqi nga pas. Në fund të dy pajisjet debutuan, Fold në Shtator dhe Mate X në Nëntor.

Por mund të themi se gjigantët janë mundur nga një kompani e quajtur Royole Corporation e cila prezantoi telefonin me ekran me palosje Flexpai në Tetor të 2018.

Pajisja nuk nuk bë asnjëherë gjerësisht e disponueshme dhe nuk mori analiza pozitive. Gjithashtu në Janar, presidenti i Xiaomi Bin Lin tregoi një prototip telefoni me ekran që paloset i cili nuk është zbuluar ende.

A do të ndryshojë diçka në 2020?

Siç kemi parë, ky lloj hardueri është shumë e vështirë për tu bërë siç duhet. Megjithatë me Galaxy Fold dhe shifrat e para, kemi mësuar se konsumatorët janë të interesuar.

Analistët thotnë se teknologjia e ekraneve me palosje kanë një impakt më të gjerë sesa duket në pamje të parë tek smartfonet. Në dekadën e ardhshme shpejt do të shohim pajisje si altoparlantë inteligjentë të veshur në ekrane.

LEXO EDHE:  Kanë kaluar 11 vite dhe njerëzit nuk janë ende gati të largohen nga Windows 7

Këtë muaj një kompania e quajur Escobar, themeluar nga bosi Kolumbian i drogës Pablo Escobar, tha se do të prezantonte një pajisje me ekran me palosje për 349 dollarë.

Escobar Fold 1 është thuajse identik me Royole Flexpai në dizajn dhe specifika. Aktualisht është i disponueshëm vetëm në uebsajtin e firmës. /PCWorld Albanian

Tags >

Motorola