Softuer

A është e mundur të vendos aplikacione si Word dhe Excel në USB?

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
A është e mundur të vendos aplikacione si Word dhe Excel në USB?

Mendoni se si e vendosni shumicën e programeve të Windows-it në kompjuterin tuaj: ju nuk kopjoni skedarët, ju e instaloni programin. Instaluesi integron aplikacionin në Windows, duke ndryshuar regjistrin dhe duke përshtatur sistemin operativ. (Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Windows bëhet më pak i besueshëm me kalimin e kohës dhe nganjëherë kërkon riinstalimin e gjërave nga zeroja – shumë ndryshime instaluese në OS). Thjesht, nëse kopjoni dosjen e programit në një njësi USB dhe tentoni ta vini në funksion në një PC tjetër, atëherë ju do të jeni të dëshpëruar. Një aplikacion mobil i dizajnuar në mënyrë të veçantë nuk kërkon instalim dhe si rrjedhojë e kësaj është në gjendje të punojë nga USB-ja. Gjithashtu programet mobile nuk do të ndryshojnë regjistrin apo nuk lënë gjurmë të vetvetes në një kompjuter. Ju keni në dispozicion shumë programe mobile ose portabile, shumica e të cilave janë pa pagesë. Ju mund të gjeni shfletues portabil, editues grafik, media player dhe vegla programimi, por edhe vegla. Unë fus në USB-në time veglat portabile diagonstifikuese, të cilat janë të dobishme kur dikush kërkon ndihmë për kompjuterin e vet. PortableApps.com krijon dhe ofron një version portabil të softuerit ekzistues pa pagesë dhe me kod të hapur. Në ofertën e përmendur gjendet një alternativë e Office, një version portabil i OpenOffice.org. Nuk bën çdo gjë që bën Microsoft Office, por bën gjëra të mjaftueshme për të kënaqur secilin. Merreni një te find.pcworld.com/63596. Për më shumë aplikacione të përshtatshme për shfrytëzim në USB, shikoni listën e Makeusof.com për softuer portabil pranë find.pcworld.com/63593.

LEXO EDHE:  Mesazhet e fshira në Twitter nuk fshihen në të vërtetë

Lajmet e fundit>