Lajmet

A është ekrani i iPhone X më i vogël sesa reklamon Apple? Dy padi thonë Po

Publikuar , 18 Dhjetor 2018
0
Padia e zbuluar nga CNET, sheh përdoruesit të ankohen për fushatat reklamuese të Apple ku e akuzojnë për mashtrim me madhësinë e ekranit. A është ekrani i iPhone X më i vogël sesa reklamon Apple? Dy padi thonë Po

Një prej tipareve më kontroverse të iPhone-ve të fundit është “notch”, elementi vizual në ngjyrë të zezë i cili përmbajnë harduerë si kamera, mikrofoni, altoparlanti dhe sensorët e Face ID.

Pakënaqësitë rreth tij nuk kanë munguar ku shumë përdorues e gjejnë “notch” si shpërqendrues dhe Apple ka filluar të mendojë heqjen e tij.

Por përpara se Apple ta bëjë këtë, përdoruesit kanë fjalën e tyre për të thënë. Në një padi nga disa përdorues, Apple akuzohet se reklamuar në mënyrë të padrejtë iPhone X.

Padia e zbuluar nga CNET, sheh përdoruesit të ankohen për fushatat reklamuese të Apple ku e akuzojnë për mashtrim me madhësinë e ekranit.

Ekrani i iPhone X reklamohet 5.8-inç, por paditë thonë se në të vërtetë është vetëm 5.68-inç.

Një tjetër problem është rezolucioni i ekranit. iPhone X reklamon një rezolucion 2436×1125 piksel megjithatë për nga mënyra sesi funksionon, ekrani nuk ka tre nën nivele pikselësh që janë kuqe, jeshile dhe blu.

Padia thotë se ekrani ka vetëm dy nën nivele pikselësh, që do të thotë se ekrani i iPhone përmban më pak pikselë se reklamohet.

Apple përdor madhësitë e ekraneve të iPhone për ti reklamuar dhe krahasuar me modelet e tjera të kompanisë. Paditësit pretendojnë se Apple gënjen me krahasime të cilat nuk janë të vërteta për shkak të numri të nënpikselave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjenerata e ardhshme e iPhone ka tre kamera të pasme

Lajmet e fundit>