Harduer

A është Galaxy P30 telefoni i parë i Samsung me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran?

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Çuditërisht sajti thotë se ekrani i tij do të jetë LCD në një kohë kur sensorët e shenjave të gishtërinjve nën ekran funksionojnë vetëm me ekranet OLED. A është Galaxy P30 telefoni i parë i Samsung me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran?

Samsung P30 sipas disa raportimeve përflitet si telefoni i parë i gjigandit Korean me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Sipas të dhënave që zotëron SamMobile, Galaxy P30 do të ketë ose memorie 64GB dhe 128GB.

Telefoni ka një numër modeli SM-G6200 dhe krahas versionit standard mund të debutojë edhe një version Plus.

Çuditërisht sajti thotë se ekrani i tij do të jetë LCD në një kohë kur sensorët e shenjave të gishtërinjve nën ekran funksionojnë vetëm me ekranet OLED.

Edhe pse Galaxy S10 mbetet një mundësi e artë e debutimit të këtij skaneri, lançimi i një inovacioni të tillë tek një telefon i rangut të mesëm që mund të jetë Galaxy P30 do të ishte humbje për Samsung.

Përtej këtyre informacioneve çdo gjë tjetër mbetet mister. Po sipas SamMobile Galaxy P30 do të vijë me kombinime ngjyrash. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>