Analiza

A është Google TV në telashe?

Publikuar , 29 Nëntor 2010
0
A është Google TV në telashe?

Platforma e Google TV u lansua para më shumë se një muaj, me pajisjen e parë të Google TV, Revue Logitech, e cila pastaj shpejt u shoqërua edhe me Google TV të mundësuar nga TV-të e Sony.

Tani Sony është duke ofruar zbritje prej 25 përqind për njësitë e saj të Google TV në Blu-ray, të cilat normalisht nuk ndodhin aq shpejt pasi produktet kur lansohen, nuk ka mungesë të kërkesave për të.

Një nga problemet më të mëdha të Google TV, ëshë çmimi i harduerit. Mënyra më e lirë për të marrë Google TV në dhomën tuaj të ditës ëshë nëpërmjet kutisë Logitech Revue, e cila ka një çmim prej 300$. Krahasoni këtë çmim me çmimin e Apple TV, e cila kushton 99$, edhe pse dy platformat nuk janë të krahasueshme në këtë moment pasi që Apple TV-së i mungojnë shumë nga karakteristikat e Google TV.

Një problem tjetër që Google TV është përballuar, është përmbajtja e saj që po bllokohet nga studiot e TV. Shumë nga to kanë bllokuar Google TV nga qasja e videove të tyre të cilat zakonisht mund të shihen nga faqet e tyre.

Nëse përdoruesit nuk janë në gjendje për të parë përmbajtjen e Google TV që ata në anën tjetër mund ta shikojnë në kompjuterin e tyre, atëherë kjo paraqet një problem për Google, pasi që i gjithë koncepti i Google TV është i dizajnuar që ta sjellë uebin në dhomën tuaj të ditës./pcworld.al

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Lajmet e fundit>