Harduer

A është ky dizajni final i Galaxy S10?

Publikuar , 31 Janar 2019
0
Për rikujtesë telefoni Galaxy S10 Plus do të vijë me ekran 6.4-inç, procesor Snapdragon 855 ose Exynos 9820 dhe 6 ose 12GB RAM. A është ky dizajni final i Galaxy S10?

Jemi vetëm pak ditë larg nga Kongresi Mobil Botëror ku pritet të debutojnë disa prej smartfonëve më të mirë të vitit. Flagshipi i Samsung, Galaxy S10, do të debutojë pikërisht gjatë këtij aktivitetit, më 20 Shkurt.

Sot blogu 91mobiles publikoi ato që mendohet se janë fotot zyrtare të Galaxy S10 Plus. Ato i afrohet raportimeve të publikuar deri më sot.

Në foto është paraqitur modeli me ekranin më të madh i cili karakterizohet nga një kamër frontale me dy sensorë dhe kamër të pasme me tre të tillë.

Gjithashtu nga fotot e publikuara vihet re mungesa e sensorit të shenjave të gishtërinjve. Gjigandi Korean thuhet të ketë implementuar një sensor nën ekran së bashku me teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Për rikujtesë telefoni Galaxy S10 Plus do të vijë me ekran 6.4-inç, procesor Snapdragon 855 ose Exynos 9820 dhe 6 ose 12GB RAM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoritetet Amerikane gjobisin EtherDelta, aksioni i parë ndaj një burse kriptomonedhash "të palicencuar"

Lajmet e fundit>