Harduer

A është ky fundi i Galaxy Note?

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Mars 2021
Largimi i Galaxy Note është sinjalizuar edhe me mbërritjen e lapsit Stylus në Galaxy S21 e mbase edhe në më shumë smartfonë gjatë vitit. A është ky fundi i Galaxy Note?

Samsung ka paralajmëruar se këtë vit mund të mos prezantojë një model të ri Galaxy Note duke cituar vështirësitë në lançimin e dy smartfonëve flagship brenda një vit sipas Bloomberg.

Komentet janë bërë në një takim vjetor mes aksionerëve të kompanisë dhe shefi i divizionit mobil DJ Koh mësohet të ketë thënë: “Dy modele flagship në një vit janë barrë e madhe.”

Lajmi vjen në një kohë kur vetë Samsung ka ngritur alarmin për probleme me furnizimin me çipe. Vështirësitë që po kalon kompania në këtë drejtim mund ta detyrojnë të anulojë plotësisht Galaxy Note për 2021 megjithatë Koh synon që të thjeshtojë linjë.

Largimi i Galaxy Note është sinjalizuar edhe me mbërritjen e lapsit Stylus në Galaxy S21 e mbase edhe në më shumë smartfonë gjatë vitit.

Vetë Samsung nuk ka komentuar ekzistencën e smartfonit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton një laptop buxhetor Surface