Lajmet

A është ky fundi i kohështrirjes së Facebook?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Prill 2019
0
Në dizajnin e ri historitë dhe postimet e kohështrirjes, përfshirë fotot, tekstin, imazhet, video dhe artikujt e sponsorizuar, shfaqen si pjesë e një ndërfaqe të vetme. A është ky fundi i kohështrirjes së Facebook?

Facebook ka në mendje një ndërfaqe plotësisht të re dhe të ridizajnuar të kohështrirjes në aplikacionet mobile që do të shikonte këtë të fundit të shkrihej me historitë e Facebook.

Ndërfaqja u zbulua nga hulumtuesja e aplikacioneve Jane Manchun Wong ku zbuloi një version Android ndryshe të Facebook.

Aktualisht historitë e Facebook dhe News Feed ekzistojnë veçmas në aplikacionin Facebook. Ju duhet të shfletoni poshtë për të parë kohështrirjen ose të shtypni një prej kartave në krye të aplikacionit për të parë historitë.

Në dizajnin e ri historitë dhe postimet e kohështrirjes, përfshirë fotot, tekstin, imazhet, video dhe artikujt e sponsorizuar, shfaqen si pjesë e një ndërfaqe të vetme.

Edhe pse në fillim historitë nuk provuan aq popullore sa në Instagram, Facebook parashikon që në 2019-ën do të kalojnë në popullaritet vetë kohështrirjen.

Vitin e kaluar kompania tha se në Shtator historitë kishin 300 milion përdorues aktivë në ditë. E ardhmja e kohështrirjes është vënë disa herë në pikëpyetje nga Mark Zuckerberg i cili tha se vizioni i kompanisë ishte drejt një komunikimi të enkriptuar dhe privat dhe largimi nga postimet publike.

Komentatorët besuan se kohështrirja do të bëhej një produkt i vjetruar. Për të përforcuar më tepër spekulimet, një ndryshim në lidershipin e Facebook javën e kaluar mund të përkthehet në fundin e epokës së kohështrirjes në rrjetin social më të madh në botë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple mund të vendosë ekrane OLED edhe tek laptopët dhe tabletët

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>