Harduer

A është ky telefoni i dytë me ekran me palosje që Samsung do të prezantojë?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Dhjetor 2019
0
Bazuar në të kaluarën e prezantimeve të produkteve të reja të Samsung, pasardhësi i Galaxy Fold me shumë gjasa vjen në muajin Mars. A është ky telefoni i dytë me ekran me palosje që Samsung do të prezantojë?

Samsung ka nderin të shesë telefonin e parë me ekran që paloset të cilin përdoruesit mund ta blejnë me të vërtetë por të sigurtë të jeni se nuk ka për të qenë i fundit.

Muajin e kaluar Motorola prezantoi një telefon që paloset vertikalisht në formë guacke i ngjashëm me klasikun RARZ dhe Samsung pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Imazhe të telefonit që paloset vertikalisht nga Samsung po bëjnë xhiron nëpër median sociale Kineze. Nga fotot e publikuara nuk mund të thuhet me siguri nëse ky është një telefon koncept apo pranë debutimit.

Bazuar në të kaluarën e prezantimeve të produkteve të reja të Samsung, pasardhësi i Galaxy Fold me shumë gjasa vjen në muajin Mars.

Në fillim të muajit Dhjetor Bloomberg raportoi se Galaxy Fold i ardhshëm do të debutojë me flagshipin e kompanisë Galaxy S11 me kamër kryesore 108-megapiksel dhe zmadhim optik 5X.

Gjithashtu pasardhësi i Galaxy Fold do të jetë më i përballueshëm në kosto prej 845 dollarë, më pak se gjysma e kostos prej 1980 dollarë të telefonit të parë.

Kujtojmë se Motorola RAZR kushton 1,499 dollarë edhe pse ka specifika të segmentit të mesëm. Edhe një telefon 900 dollarësh do të ishte një çmim shumë agresiv për një flagship Samsung me ekran që paloset. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft do të largojë Adobe Flash nga përdorimi në fillim të 2021